Një reagim jo i zakonshëm për letrën e Nasho Jorgaqit për Kadarenë. Spartak Ngjela: “Shenjtorët nuk preken”

Letra e Nasho Jorgaqit për Ismail Kadarenë, publikuar disa ditë më parë dhe që u mor kryesisht me kohën e shkrimit të romanit “Mjegullat e Tiranës” që për Jorgaqin nuk është shkruar në vitin 1958. Ky supozim ka rëndësi pasi për Jorgaqin, Kadare me këtë zhvendosje në kohë synon “t’i trego(sh)jë lexuesit të sotëm se qysh në hapat e para letrarë, nuk e pranoje realizmin socialist dhe ja ku është vepra që e dëshmon, “Dashuria nr.2” e viteve ‘50, paçka se poezia jote tregonte të kundërtën”(http://gazetadita.al/nasho-jorgaqi-leter-e-hapur-shkrimtarit...). Por reagimet ndaj letrës së shkrimtarit Nasho Jorgaqi nuk kanë munguar. Sot p.sh “Mapo” dhe “Panorama” publikojnë një reagim të Spartak Ngjelës. “Shenjtori nuk preket”, shkruan Ngjela. Dhe më tej, duke e relativizuar si të pavlerë pretendimin e Jorgaqit shkruan: “Si mund të atakohet një shkrimtar me status botëror, në një kohë kur vlera e tij sot, në një sens historik, nuk është fare më shumë vlerë për të, sesa për vetë shqiptarët...”. Ngjela është politikan dhe daljet publike, përveç shprehjes së mendimit, realizojnë edhe një performim politik. Megjithatë këtu Jorgaqit as nuk i merret fare për bazë parashtresa e vet që ka rëndësi specifike në një plan për historinë e veprës së Kadaresë. Nga ana tjetër, shumë i ashpër është treguar Edison Ypi, që me një opinion po te “Mapo” e ka akuzuar rëndë Jorgaqin për lidhje me regjimin e Enver Hoxhës.
s.z
Comments
Ngjela po na thote se anipse

Ngjela po na thote se anipse "shenjti" po na shurron hapur mbi te verteten ne nuk duhet "ta prekim".

Ngjela po kthen "borxhin" qe i mori Kadares pak dite me pare. (Kadare vleresoi shume lart librin e Ngjeles, qe sigurisht nuk e ka lexuar, por qokat duhen bere dhe Isamili di ti beje.

Sa shume anonime ka ne

Sa shume anonime ka ne Shqiperi!

Anonimet beheshin dikur dhe gjeje belane,por edhe tani s`mbarokan!

Anonime, pa dyshim ka me

Anonime, pa dyshim ka me shume se Benër, vertete shume,

zaten, ka pasur ne tere kohet pa liri, ose ne demokracite me shtyp te perdorshem...

Tak Ngjela, i njohur per shqetesimin e tij j(etik) vs Autoritarizmit, e mohon vepren e tij

kur behet fjale per shkrimtaret si njerez (jo si autore). Madje Ngjela perfshin nder Shenjtet edhe ateistet!

Ngjela ka shkruar ne Veprat e Tij edhe per nje bisede intime te Mehmet Shehut me Ismail Kadarene,

ne lidhje me kendveshtrimet ndaj figures se Emver Hoxhes, por nuk shkon me tej:

Kur? Dhe nga kush e mori vesh Ngjela ate bisede?

Cilen ane mbajti Kadarea? Me cilin mbajti fjale? Apo qendroi ne mes?

Asnjeri nga Dy te vdekurit s'ishte shenjt...Nashua jo e jo,

por Respublika ende ka dyshime:

Mbase shenjti eshte Edison Ypi!

Add new comment