Arkiv-Lajme

Izraeli refuzon propozimin e John Kerry për armëpushim

Postuar në 25 Korrik, 2014 13:28

Izraeli ka refuzuar propozimin për armëpushim në Gazatë bërë nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Kerry ka kërkuar armëpushim të ofensivës izraelite ndaj grupit islamik Hamas që zgjat prej 18 ditësh.

Një zyrtar izraelit i ka thënë agjencisë së lajmve “Reuters”, se kërkohen ndryshime në propozimin e bërë.

Më shumë se 800 palestinezë dhe 36 izraelitë kanë vdekur që prej nisjes së konfliktit.

Pjerin Ndreu distancohet nga grupi “rebel”

Postuar në 25 Korrik, 2014 13:19

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka arsyetuar mos praninë e tij në seancën e djeshme parlamentare.

Ndreu thotë se asnjëherë nuk e ka vënë në dyshim mbështetjen ndaj Edi Ramës dhe nuk do ta vërë gjatë mandatit të tij si deputet.

Ai thotëde kritikat i thotë hapur dhe kërkon që të mos abuzohet me veprimet e tij.

 

Reagimi i Ndreut:

Jam i detyruar te prononcohem publikisht ne lidhje me disa interpretime lakejsh dashakeqe per mospjesmarrjen time te djeshme ne votim :

Lotaria amerikane, ambasada: Kujdes nga mashtruesit

Postuar në 25 Korrik, 2014 13:07

Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim publik lidhur me lotarinë amerikane.

Topalli sulmon Metën: Rregullorja e Kuvendit nuk është një “bllok”

Postuar në 25 Korrik, 2014 10:14

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vazhdon të ketë në qendër të sulmeve të saj Ilir Metën. Topalli ka akuzuar kryetarin e Kuvendit për shkeljen e rregullores së funksionimit të Kuvendit, pasi ligji për Policinë e Shtetit është miratuar në Komisionin e Ligjeve pa kuorumin e nevojshëm.
 

PDK e Thaçit në opozitë? Nuk është fundi, ka ndodhur dhe në vende me demokraci të zhvilluar

Postuar në 25 Korrik, 2014 10:05

Mundësia që Partia Demokratike e Kosovës të mbesë në opozitë po shtohen dita ditës. Por, nëse kjo nuk pranohet nga drejtuesit e PDK-së, kjo nuk do të thotë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur në vned të tjera, ku partita fituese e zgjedhjeve të mos arrijë të qeverisë.

Gazeta kosovare “Zëri” shkraun se kjo ka ndodhur në disa shtete evropiane me demokraci të zhvilluar, Suedi, Belgjikë, Norvegji.., partitë opozitare qeverisin, ndërsa fituesit kanë mbetur në opozitë.

Padi tjetër ndaj Ndrea Prendit, pagoi punonjësen e Gardës pa qenë në Shqipëri. Sa “punonjëse” të tilla ka në Shqipëri?

Postuar në 25 Korrik, 2014 09:59

Ish-komandantët e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi e Artan Hoxha, si dhe dy punonjës të tjerë të Gardës janë kallëzuar në Prokurori nga Ministria e Punëve të Brendshme për shpërdorim detyre. “A1 Report” mëson se padia është bërë gjatë ditës së enjte në Prokurorinë e Tiranës nën akuzën se kanë firmosur për pagat e ish- shefes së Zyrës së Burimeve Njerëzorë në Gardën e Republikës, për një periudhë kur Shqipe Spahiu nuk ka qenë fare në Shqipëri.

Kokëdhima: S’pranojmë asnjë insinuatë që ta konsiderojë Himarën tokë ku jeton minoritet grek

Postuar në 25 Korrik, 2014 09:53

Deputeti socialist i qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima, gjatë një interviste në emisionin “30 minuta” në Vizion +, i vlerëson si normale debatet e brendshme, por dhe kritikat e disa deputetëve socialistë si Andrea Marto, duke e ftuar që të bëhet pjesë e vendimit konsensual të grupit socialist.

Sa i përket qëndrimit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, por dhe reagimit të Athinës zyrtare, Kokëdhima pohon se ata nuk kanë asnjë të drejtë që të ngrejnë pretendime.

I kafshoi miu i kuq, njëri vdes tjetrin në gjendje të rëndë

Postuar në 25 Korrik, 2014 09:05

Një 35-vjeçar ndodhet në gjëndje të rëndë në spitalin Infektiv të Tiranës pas kafshimit nga miu i kuq, ndërsa vëllai i tij humbi jetën pak ditë më parë.

Prej 5 ditësh ai vuan nga ethet hemoragjike dhe ndodhet i shtruar në spital.

Familjarët e Nuri Gjorgjit bëjnë apel për dhurim gjaku të grupit AB negative, pasi është një grup gjaku i rrallë.

“Gjaku është shumë i rrallë dhe nuk gjindet. I bëjmë apel që kush mund të ketë këtë grup gjaku të na ndihmojë pasi jemi në vështirësi” thonë familjarët duke falenderuar gadishmërinë e bluzave të bardha.

La Repubblica : “Gjëja më e bukur në Shqipëri janë shqiptarët”

Postuar në 25 Korrik, 2014 05:02

“Gjëja më e bukur në Shqipëri janë shqiptarët”. Kështu nis reportazhi i gazetës “La Repubblica” për Shqipërinë turistike. Shkruar nga një italian kjo duket gati e pabesueshme duke pasur parasysh namin që kanë shqiptarët në Itali.

Shkrimi i gazetarit, Claudio Visani është me shumë nota pozitive pasi ai e cilëson sistemin e transportit me furgonë si “kreativ”.

Në brendësi të shkrimit, Visani flet për bukurinë e plazheve të pazbuluara të Vlorës, për Shkodrën, Butrintin, Beratin dhe Gjirokastrën, por edhe për Tiranën dhe Krujën.

Vjen në jetë Zaho, djali i çiftit kryeministror, peshon 3.5 kg

Postuar në 25 Korrik, 2014 04:44

Kryeministri, Edi Rama është bërë me djalë të dytë. Bashkëshortja e tij, Linda Rama ka sjellë në jetë djalin që do të mbajë emrin Zaho.

Rama ka njoftuar ardhjen në jetë të Zahos nëpërmjet një fotoje të dorës së tij të postuar në Tëitter. “Linda solli në jetë Zahon”, shkruan Rama
Drejtoresha e maternitetit "Koço Glozheni" në Tiranë, Rubena Moisiu, bërë të ditur se fëmija peshon rreth 3.5 kg, ndërsa mësohet se lindja e është bërë në një klinikë të specializuar jashtë vendit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme