I kafshoi miu i kuq, njëri vdes tjetrin në gjendje të rëndë

Një 35-vjeçar ndodhet në gjëndje të rëndë në spitalin Infektiv të Tiranës pas kafshimit nga miu i kuq, ndërsa vëllai i tij humbi jetën pak ditë më parë.
Prej 5 ditësh ai vuan nga ethet hemoragjike dhe ndodhet i shtruar në spital.
Familjarët e Nuri Gjorgjit bëjnë apel për dhurim gjaku të grupit AB negative, pasi është një grup gjaku i rrallë.
“Gjaku është shumë i rrallë dhe nuk gjindet. I bëjmë apel që kush mund të ketë këtë grup gjaku të na ndihmojë pasi jemi në vështirësi” thonë familjarët duke falenderuar gadishmërinë e bluzave të bardha.
Sipas familjarëve ngjarja është shënuar në zonën e Kalasë së Dodës, në Dibër. 35-vjeçari, babai i tre fëmijëve së bashku me vëllanë punonin si çobanë në mal dhe kafshimi nga miu i kuq mund të ketë ndodhur 5 ditë më parë.
Të dy janë shtruar fillimisht në spitalin e Peshkopisë me ethe hemoragjike, por gjëndja shëndetësore e të vëllait është rënduar.
Ata janë sjellë me urgjencë në Infektiv, por i vëllai nuk ka mundur të mbijetojë dhe humbi jetën dy ditë më parë.
Ndërkohë 35-vjeçari ndodhet në gjëndje të rëndë nën kujdesin e mjekëve. Familjarët thonë se u nevojitet gjak AB negativ, një grup gjaku i rrallë dhe bëjnë apel për t’i ndihmuar duke dhuruar gjak.
Dy ditë më parë një banor i shqetësuar kërkoi nga emisioni investigativ ‘Alarm’ në ‘Ora Neës’ të bënte publik rastin dhe instancat të viheshin në dijeni për këtë ngjarje.
http://www.oranews.tv/vendi/diber-i-kafshoi-miu-i-kuq-35-vjecari-rende-n...
Comments
Prap po ju tham: "Mos veni
<p>Prap po ju tham: "Mos veni studenta me ju shkrue artikujt. A e lexoni titullin? Per deri sa thote "njeri" duhet me vazhdue me "tjetri" e jo "tjetrin". Jeni ba me u kja me facolete i thona na ne Shkoder."</p>
Add new comment