Pjerin Ndreu distancohet nga grupi “rebel”

Postuar në 25 Korrik, 2014 13:19

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka arsyetuar mos praninë e tij në seancën e djeshme parlamentare.

Ndreu thotë se asnjëherë nuk e ka vënë në dyshim mbështetjen ndaj Edi Ramës dhe nuk do ta vërë gjatë mandatit të tij si deputet.

Ai thotëde kritikat i thotë hapur dhe kërkon që të mos abuzohet me veprimet e tij.

 

Reagimi i Ndreut:

Jam i detyruar te prononcohem publikisht ne lidhje me disa interpretime lakejsh dashakeqe per mospjesmarrjen time te djeshme ne votim :

1-Asnjehere nuk e kam vene ne dyshim mbeshtetjen ndaj Edi Rames dhe nuk do ta ve gjate mandatit tim te deputetit. Por kam preferuar si pak kush t’ja them gjerat ne sy e jo kulisave e tavolinave si shume servile e te pazote qe flasin dhe hedhin helm pas dhe e ferkojne ne sy. Une nuk jam e s”kam per te bere pjese ne kete llum asnjehere !

2-Ne jeten time nuk kam shantazhuar e as vene kushte askujt. Dje askush nuk ka degjuar nga une kushte per poste, per para apo privilegje. Kam kerkuar vetem vemendjen e duhur ndaj zones time elektorale si nder me te varferat, me te lenat pas dore dhe me pak te trajtuara gjate kesaj kohe. Ne asnje rast gjate kohes time ne PS nuk kam kerkuar asnjehere asgje te vetme as per vete e as per familjen time, kurre. Por per zonen ime elektorale sme ndalon njeri te “uleras” kur disa vemje politike i fyejne me zhargonin e shemtuar “maloke’ dhe i perbuzin cdo dite..!

3-Ka shume njerez qe sme duan, jane xheloz, jane intrigante, por ky nuk eshte problemi im ! Une jam ky qe jam, dhe nuk ndryshoj, nuk fle ne kembe e nuk bej kompromise te pista me askend, flas hapur e nuk me ndalon njeri e s’ka per te me ndaluar kurre me cdo lloj kosto. Shume kujt i vras syte e veshet por une ndjehem komod me veten se nuk jam hipokrit. Une repektoj por nuk behem ushtar i verber i askujt.

Prandaj stop abuzimit me emri tim e veprimet e mia. Jane te pastra si kristali dhe me qellime parimore e te drejta ! Askush nuk mundet ti ndote, askush..!”

 

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Avash, avaaash!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.