Vjen në jetë Zaho, djali i çiftit kryeministror, peshon 3.5 kg

Postuar në 25 Korrik, 2014 04:44

Kryeministri, Edi Rama është bërë me djalë të dytë. Bashkëshortja e tij, Linda Rama ka sjellë në jetë djalin që do të mbajë emrin Zaho.

Rama ka njoftuar ardhjen në jetë të Zahos nëpërmjet një fotoje të dorës së tij të postuar në Tëitter. “Linda solli në jetë Zahon”, shkruan Rama
Drejtoresha e maternitetit "Koço Glozheni" në Tiranë, Rubena Moisiu, bërë të ditur se fëmija peshon rreth 3.5 kg, ndërsa mësohet se lindja e është bërë në një klinikë të specializuar jashtë vendit.

Edhe gjendja shëndetësore e zonjës Linda Rama, raporton “Shqiptarja.com”, është e mirë dhe nuk janë raportuar probleme gjatë lindjes, e cila është bërë me operacion.

Nuk dihet ende se çfarë domethënie ka për çiftin kryeministror emri Zaho.

S.S

Comments

Submitted by Sokrati (not verified) on

Me jete te gjate LINDA,te te rroje!

U fol se kishte ne bark dy femije,do lindete binjake por ka filluar te firojne ne llogarine e Edi Rames,njelloj me deputetet .

Ky lajm i mire erdhi bashke me sukseset imgjinare te 300 diteshit te pare kudo ne qeverisje e vecanerisht ke shendetesia,ke Ilir Beqja qe akoma se kupton qe frekuentimi i nje spitali jasht vendit i gruas se kryeministrit eshte fakti me i pranuar se puna ne  shendetesi eshte ne REGRES.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Epo, te na rroje Zaho-ja, tjeter here me djale......

Submitted by Njeriu uron Nje... (not verified) on

https://www.youtube.com/watch?v=IrCW_G_Yf5Q&index=29&list=RD6yUb..., nje kengetare e shkelqyer algjerine,

ka kengen me titull "Hey PAPI", me te cilen urojme sinqerisht Edi Ramen, si qytetar, si njeri, si prind,

natyrisht bashke me Linden.

Jane momente paqeje, me kedo qe behet prind e gezohet si prind. Pak rendesi ka nese quhet Edi apo Sali apo Ilir.

Jemi njerez dhe duke i respektuar si te tille, mbetemi ne shprese se do behen me te mire edhe me ne...!

T'ju rroj Zaho, Edi e Linda...paste vetem gezime ne jeten e tij, bashke me dy femijet e tjere...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.