Kokëdhima: S’pranojmë asnjë insinuatë që ta konsiderojë Himarën tokë ku jeton minoritet grek

Postuar në 25 Korrik, 2014 09:53

Deputeti socialist i qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima, gjatë një interviste në emisionin “30 minuta” në Vizion +, i vlerëson si normale debatet e brendshme, por dhe kritikat e disa deputetëve socialistë si Andrea Marto, duke e ftuar që të bëhet pjesë e vendimit konsensual të grupit socialist.

Sa i përket qëndrimit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, por dhe reagimit të Athinës zyrtare, Kokëdhima pohon se ata nuk kanë asnjë të drejtë që të ngrejnë pretendime.

“Himara historike e ka pasur pjesë të vetën Labërinë, njerëzit janë shumë të afërt dhe ne kemi lidhje shumë të ngushta me popullsinë e Labërisë, prandaj është shumë i natyrshëm zhvillimi i Himarës si në drejtim të Lukovës si dhe në drejtim të komunës së Vranishtit”, - deklaron ai.

Sa i përket qëndrimit të kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule për përjashtim nga koalicioni, apo edhe deklaratave të Greqisë, Kokëdhima thekson se nuk kanë asnjë të drejtë për pretendime.

“Për çështjen e Himarës duhet të jemi edhe një herë të qartë se nuk ka asnjë të drejtë PBDNJ-ja dhe as qeveria greke që të ngrejë ndonjë pretendim, sepse Himara është një trevë e banuar nga shqiptarët dhe është një trevë që nuk mund ta ngatërrojmë me zonën ku jeton minoriteti grek. Himara ka një histori specifike të veçantë, njohur në tërë dynjanë dhe nuk i jep të drejtë as PBDNJ-së dhe as grekëve që të kërkojnë kufizimin e territorit të Himarës”, - pohoi ligjvënësi i selisë rozë.

Sa u përket argumenteve të PDBNJ-së, ai pohon se: “Nuk nisen nga interesi i Himarës, por nga interesi i peshës relative të atyre votave të marra sot përmes “Omonia”- s në Himarë. Janë llogaritje krejtësisht partiake dhe nuk kanë asnjë lidhje me interesat e zhvillimit të kësaj zone”, - deklaroi ai.

 Kokëdhima thekson se, në këto kushte, pavarësisht deklaratave të Dules apo dhe qëndrimeve të Venizelos, nuk mund të ketë negociim për Himarën. “Ne nuk pranojmë asnjë insinuatë që ta konsiderojë Himarën tokë ku jeton minoritet grek. Është një gjë politike dhe kombëtare dhe nuk është një çështje që të tregojmë ne tolerancën, por është një përgjegjësi e madhe dhe ne nuk mund të marrim një përgjegjësi të tillë, them unë me dijen dhe me kulturën time”, - pohon ai.

I pyetur për frikën e një kushtëzimi nga Greqia në rrugën tonë drejt BE-së, Kokëdhima thekson se koalicioni qeverisë ka treguar bujari të jashtëzakonshme me minoritetin grek. “Drejtuesit e koalicionit tonë kanë treguar një bujari jashtëzakonisht të madhe, kanë ndërtuar një bashki të posaçme atje ku banon minoriteti grek. Është fjala për zonën e Sarandës, bashkinë e Livadhjasë, që është propozuar që të ngrihet. Edhe kjo tregon fare mirë ndjeshmërinë e qeverisë sonë dhe të koalicionit tonë, e misionit tonë për t’i dhënë një mbështetje më të madhe nga ç’mund të pritej edhe nga PBDNJ-ja si aleatë”, - shtoi ai.

http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=51822&kat=100

S.S

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Kush eshte Koqua qe te flase ne emer te popullsise se Himares? Per ndarjen Administrative fjala e fundit per te marre vendimin duhet lene ne voten e popullit te kesaj zone.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.