La Repubblica : “Gjëja më e bukur në Shqipëri janë shqiptarët”

“Gjëja më e bukur në Shqipëri janë shqiptarët”. Kështu nis reportazhi i gazetës “La Repubblica” për Shqipërinë turistike. Shkruar nga një italian kjo duket gati e pabesueshme duke pasur parasysh namin që kanë shqiptarët në Itali.
Shkrimi i gazetarit, Claudio Visani është me shumë nota pozitive pasi ai e cilëson sistemin e transportit me furgonë si “kreativ”.
Në brendësi të shkrimit, Visani flet për bukurinë e plazheve të pazbuluara të Vlorës, për Shkodrën, Butrintin, Beratin dhe Gjirokastrën, por edhe për Tiranën dhe Krujën.
Gazeta italiane “La Repubblica”, i ka kushtuar një artikull turizmit në vendin tonë, në të cilin përshkruan natyrën e mrekullueshme që rrethon Shqipërinë dhe shqiptarët.
“Shqiptarët kanë bërë përparime të mëdha që pas rënies së regjimit komunist të Enver Hoxhës”, shkruan gazetari italian.
http://viaggi.repubblica.it/articolo/albania-melting-pot-in-miniatura/23...
S.S
Comments
genjeshtra me e
<p>genjeshtra me e madhe.......gjeja me e bukur ne shqiperi jane shqiptaret .si ne 89 kur shqiperia ishte vendi i dyte ne bote per ushqimin.flm per vleresimin.</p>
Add new comment