Arkiv-Lajme
Pas operacionit policor, census i ri për komunën e Lazaratit. Në 2011-ën ishte bërë shkel e shko
Censusi i kryer në Lazarat në vitin 2011, nuk ka qenë i plotë, për shkak se ata që janë marrë me këtë proces nuk e kanë zhvilluar veprimtarinë, për shkak të pengesave që kanë hasur në këtë fshat. Madje mosregjistrimi i popullsisë ishte edhe një problem shqetësues gjatë operacionit policor, pasi në shumë raste, efektivët që bënin kontrolle në banesa nuk e dinin se kujt i përkiste droga e sekuestruar dhe nëse ishin gjallë apo jo.
Fletëthirrja për guvernatorin Fullani. Paratë e vjedhura mund të shkojnë në 20 mln USD
Hetimet për skandalin e zhdukjes së parave nga thesari i Bashkës së Shqipërisë në Linzë, përfshijnë edhe Guvernatorin Ardian Fullani, i cili është në listën e personave që do të pyeten për vjedhjen në qendrës e Emisionit të Monedhës. Prokuroria ka zbuluar dy skema të vjedhjes së kartmonedhave: Nga paletat e importit të kartmonedhave në Lek nga Zvicra, të cilat hapeshin e vidheshin, ndërsa paratë zëvendësoheshin me libra; dhe rihedhjes në qarkullim të kartmonedhave të dëmtuara, të cilat i nënështrohen procedurës së asgjesimit.
Dhima dhe Kokëdhima, i pari përgënjeshtron të dytin mbi ndarjen administraive
Janë të dy deputetë me origjinë nga Bregu, mbiemrat e të dyve kanë të njëjtën mbaresë dhe politikisht militojnë tek e majta. Por njëri selinë e parlamentit e ka në Athinë dhe tjetri në Tiranë. Koço Kokëdhima dhe Pirro Dhima janë takuar për të diskutuar reformën territoriale të diskutueshme për përfaqësuesit politikë të minoritetit grek në Shqipëri. Sipas Kokëdhimës, Dhima ishte sqaruar mirë e bukur dhe mendimet e këqija me të cilat kishte ardhur për ndarjen e re ku Himarës i bashkohet edhe Vranishti, ishin davaritur.
Pheniani kërcënon me sulm atomik Shtëpinë e Bardhë dhe Pentagonin, “burimet e së keqes”
Regjimit komunist të Koresë së Veriut i “soset durimi” me SHBA-në ndaj kërcënon me sulm bërthamor Shtëpinë e Badhë dhe Pentagonin. Autori është një oficer i rangjeve më të larta të ushtrisë koreano-veriore, që ka akuzuar Uashingtonin për ngritjen e tensioneve ushtarake në Gadishullin korean. Kërcënimi erdhi nga Huang Pyong So, drejtor i Byrosë së Përgjithshme Politike të ushtrisë, gjatë një fjalimi të gjatë para trupave koreane në Phenian ditën e dielë, me rastin e përvjetorit të armëpushimit që i dha fund luftës koreane të viteve 1950-53.
Pasuritë e ambasadorëve, troje e asete, por edhe kredi bankare
Rreth 25 diplomatëve, një pjesë prej atyre që i kanë mbijetuar ende ndryshimit pas ardhjes në pushtet të qeverisë së re dhe një pjesë që janë të rinj, u janë zbardhur pasuritë. GSH flet për llogari bankare, shtëpi, troje, por edhe kredi bankare që kanë ambasadorët tanë jashtë vendit.
“Fuqitë e Mëdha”, masa të reja shtrënguese ndaj Rusisë: Moska, asnjë presion tek separatistët
Përmes një konference telefonike, liderët e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe SHBA-së kanë rënë dakord për masa të reja kundër Rusisë në lidhje me krizën në Ukrainë, ka thënë presidenca franceze. Liderët kanë shprehur keqardhje se Rusia nuk po ushtron presion mbi separatistët për t’i sjellë ata në tavolinën e negociatave, apo të ndërmarrë hapa për të garantuar kontrollin e kufirit Rusi-Ukrainë, thuhet në deklaratën e lëshuar nga presidenca franceze. Ndërkaq, janë duke monitoruar nëse Rusia po u ofron mbështetje direkte ushtarake separatistëve.
Pagesa e gjobave të makinave në kufi, antikushtetuese. Totozani, letër Tahirit dhe Didit
Sipas Avokatit të Popullit Igli Totozani, urdhri i ministrisë së Brendshme sipas të cilit nuk lejohet të kalojë kufirin asnjë shqiptar që ka gjoba të papaguara të automjetit të tij, është i jashtëligjshëm. Sipas Vizion Plus, një shkresë e Avokatit Totozani i kërkon direkt ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Artan Didi, të shfuqizojnë urdhrin në fjalë.
“Arratisje” nga Zall Herri, 18 vjeçarja kërkoi dashurinë dhe gjeti mashtrimin
Dëshira për të ikur nga fshati dhe për të jetuar një aventurë dashurie, është në qendër të peripecive të kamerieres 18-vjeçare, e cila u rrëmbye në vendin e saj të punës me qëllim për ta trafikuar.
Drejtuesi i RTSH-së M.Leka, uron Fiter Bajramin me veshje “sheikësh”
Nga Tirana sot në Fiter Bajram mund të evidentohen dy ngjarje, shkruan gazeta e Prishtinës, Express . “E para ishte banderola me mbishkrimin “Free Gaza” që u shpalos në bulevard, ndërsa ngjarja e dytë është Martin Leka, katoliku nga Mirdita që u shfaq i veshur si sheik”, thotë gazeta. Në fakt, Leka postoi foton në faqen e tij në Facebook, ku edhe shprehur urimin e tij për Bajram. Nuk dihet nëse Leka ka ndryshuar fe, apo ishte thjesht një foto për Facebook në respekt të myslimanëve. Flitet se ai doli edhe shëtitje në bulevard me këtë veshje.
a.k
Arbitrazhi i Hagës: Moska duhet t’i paguajë kompanisë së Khodorkovskit 50 mld dollarë
“Paraja rikthehet tek paraja”. Një gjykatë me seli në Hagë ka urdhëruar Rusinë t’u paguajë një dëmshpërblim prej 50 miliardë dollarësh ish-aksionerëve të kompanisë së falimentuar të prodhimit të naftës, Yukos. Gjykata e Arbitrazhit bëri të ditur se Rusia duhet të paguajë kompensimin, pasi u vërtetua se kishte ndikuar në falimentimin me forcë të kompanisë. Yukos ka qenë dikur prodhuesi më i madh i naftës në Rusi, pronë e manjatit të goditur nga presidenti Putin, Mikhail Khodorkovski.