Fletëthirrja për guvernatorin Fullani. Paratë e vjedhura mund të shkojnë në 20 mln USD

Postuar në 28 Korrik, 2014 16:13

Hetimet për skandalin e zhdukjes së parave nga thesari i Bashkës së Shqipërisë në Linzë, përfshijnë edhe Guvernatorin Ardian Fullani, i cili është në listën e personave që do të pyeten për vjedhjen në qendrës e Emisionit të Monedhës. Prokuroria ka zbuluar dy skema të vjedhjes së kartmonedhave: Nga paletat e importit të kartmonedhave në Lek nga Zvicra, të cilat hapeshin e vidheshin, ndërsa paratë zëvendësoheshin me libra; dhe rihedhjes në qarkullim të kartmonedhave të dëmtuara, të cilat i nënështrohen procedurës së asgjesimit. Burimet thanë se ende nuk është bërë një auditim dhe inventarizim i plotë i gjendjes dhe ndërhyrjeve të kryera në thesar, ndërsa shuma sipas burimeve mund të shkojë deri në 20 milionë USD, e vjedhur në 4 vite.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.