“Arratisje” nga Zall Herri, 18 vjeçarja kërkoi dashurinë dhe gjeti mashtrimin

Dëshira për të ikur nga fshati dhe për të jetuar një aventurë dashurie, është në qendër të peripecive të kamerieres 18-vjeçare, e cila u rrëmbye në vendin e saj të punës me qëllim për ta trafikuar.
Vajza me inicialet M.I. i rrëfeu policisë se me Endrit Kabilin (Endrit bosi e thërrisnin në Shijak), ishte njohur nëpërmjet rrjetit “Facebook”. Ajo kishte vendosur të ikte nga fshati i saj Zall-Herr i Tiranës, me djalin shijakas, që i rrëmbeu zemrën që në takimin e parë, duke vjedhur edhe të gjitha paratë, që ishin kursime të familjes së saj, gjithsej 1 milion e 100 mijë lekë të vjetër dhe 400 euro. “Ai më nxiti që të largoheshim nga Tirana. Morëm një taksi me qëllim ardhjen në Sarandë. 10 ditët e para qëndruam në një hotel, derisa një ditë prej ditësh gjithë lekët që kisha marrë nga shtëpia mbaruan. Atëherë Endri më thotë që s’kemi më lekë dhe t’i duhet të dalësh të na sigurosh para se nuk kemi me se të mbahemi. Unë nuk e pranova dëshirën e tij dhe i thashë se nuk mund ta bëj këtë gjë. Në një nga plazhet e Sarandës Endri takoi Ermalin (Ermal Taka, 26 vjeç, edhe ky nga Shijaku). Më la tek ai dhe vetë u largua, duke i thënë: Merre punoje të nxjerrë lekët e qirasë…”. Kështu ka deklaruar 18-vjeçarja në polici, ndërsa aventura e saj vijoi me pesë djemtë e tjerë, te të cilët e la “i dashuri” i saj.
a.k
Add new comment