Arbitrazhi i Hagës: Moska duhet t’i paguajë kompanisë së Khodorkovskit 50 mld dollarë

Postuar në 28 Korrik, 2014 06:17

“Paraja rikthehet tek paraja”. Një gjykatë me seli në Hagë ka urdhëruar Rusinë t’u paguajë një dëmshpërblim prej 50 miliardë dollarësh ish-aksionerëve të kompanisë së falimentuar të prodhimit të naftës, Yukos. Gjykata e Arbitrazhit bëri të ditur se Rusia duhet të paguajë kompensimin, pasi u vërtetua se kishte ndikuar në falimentimin me forcë të kompanisë. Yukos ka qenë dikur prodhuesi më i madh i naftës në Rusi, pronë e manjatit të goditur nga presidenti Putin, Mikhail Khodorkovski. Ministri i Jashtëm rus tha se Rusia do të shfrytëzojë “të gjithë mundësitë e mundshme ligjore për t’u mbrojtur në këtë çështje”.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.