“Lidhja e Veriut”, idiotësi dhe lajthitje, thotë deputeti socialist Pjerin Ndreu

E ka refuzuar prerë deputeti socialist, Pjerin Ndreu, mundësinë për krijimin e një lëvizje të mundshme, të quajtur Lidhja e Veriut. Ai tha se kjo është një idiotësi dhe nuk ka lidhje me ngjarjet e fundit, ndërsa
deputetët socialistë të veriut nuk janë ushqim për Berishën. “Një postim në FB i një Eduart Ndocaj për gjoja një levizje me emrin “Lëvizja e Veriut” është një lajthitje dhe s’ka aspak të bëjë me ngjarjet e fundit.
Nëse thashethemet për shantazh nga ana jonë janë dashakeqe, kjo e Ligës së Veriut është idiotësi, që nuk e mbështet asnjë deputet në parlament. Ne nuk kemi nevojë për asnjë lidhje, sepse lidhja jonë është Partia Socialiste dhe këtu s’duhet të dyshojë askush. Debati për probleme të brendshme nuk ka pse nxit imagjinatën e kotë të askujt”, reagoi Ndreu.
a.k
Add new comment