Arkiv-Lajme

Një letër e hapur për Parlamentin nga pedagogu Romeo Gurakuqi: “Drafti për reformën territoriale, cenon stabilitetin e nesërm të Shqipërisë”

Postuar në 31 Korrik, 2014 03:56

Romeo Gurakuqi, pedagog në Universitetin Europian të Tiranës ka adresuar sot përmes gazetës “Panorama” një letër të hapur për Parlamentin shqiptar.

Basha: “Ratifikimi i marrëveshjes me CEZ, vjedhje në miliarda dollarë”. Kreu i PD-së u bën thirrje deputetëve të shumicës të informohen

Postuar në 31 Korrik, 2014 03:10

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për shtyp përmes së cilës i ka bërë thirrje deputetëve të mazhorancës që të mos votojnë marrëveshjen me CEZ. Basha ka folur për shifra të mëdha, që sipas tij, me këtë marrrëveshje humbasin. Kështu sipas tij bëhet fjalë për 3 miliardë dollarë dhe  nëse ajo miratohet atëherë sipas tij do të konsumohet “vjedhja e shekullit”. “Bëhet fjalë për atë që nëse shkon drejt kompletimit mund të quhet pa frikë vjedhja e shekullit ndajt shqiptarëve.

AKKP-ja, kallëzim penal për Elvis Cefën. Reagon ky i fundit: “Po synohet prerja e kokave në KLD”

Postuar në 30 Korrik, 2014 16:37

Elvis Cefa, aktualisht nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është kallëzuar penalisht nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Kallëzimi lidhet me kohën kur Cefa drejtonte AKKP-në dhe në themel të tij qëndron akuza për shpërdorim detyre në rastin e kthimit dhe kompensimit të një sipërfaqeje në Pyllin e Manzës, ku supozohet se Cefa ka bërë zmadhim për efekt përfitimi në kompensim me 330 ha. Nga ana e vet Cefa ka shpërndarë një reagim për mediat ku thotë ndër të tjera se në kohën e qëndrimit të tij në krye të AKKP-së nuk ka bërë kompensim për zonën në fjalë.

Mbyllen përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Malajzi, Indi, Bosnje-Hecegovinë dhe në Portugali

Postuar në 30 Korrik, 2014 16:03

Qeveria ka bërë realitet sot idenë e reduktimit të përfaqësimit diplomatik në botë. Me disa vendime të vetat, Këshilli i Ministrave vendosi që të mbyllë përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Kuala Lumpur të Malajzisë, në Lisbonë të Portugalisë, në Sarajevë dhe në New Dehli të Indisë.

Konvikti i Gjuhëve të Huaja, tashmë nën administrimin e Qendrës së Studimeve Albanologjike

Postuar në 30 Korrik, 2014 15:56

Konvikti i shkollës “Asim Vokshi” në Tiranë, i njohur si konvikti i Gjuhëve të Huaja, ndryshon sërish duar. Me një vendim të vetin qeveria ka menduar që të tjetërsojë destinacionin e tij dhe të vendosë aty Qendrën e Studimeve Albanologjike, duke e rregulluar këtë me një kalim pronësie nga Ministria e Mirëqenies Sociale drejt Ministrisë së Arsimit.  Nga ana tjetër vendimi i sotshëm nuk e lejon QSA-në të japë pronën në përdorim, apo ta tjetërsojë atë. Po kështu, godina ku sot është QSA bashkë me palestrën sportive i kalojnë Ministrisë së Integrimit.

Një status në "Facebook" për Sali Berishën dhe i Ngarkuari me Punë i Kosovës në Mal të Zi thirret në Prishtinë

Postuar në 30 Korrik, 2014 15:38

I Ngarkuari me Punë i Kosovës në Mal të Zi, Xhafer Ahmeti është përfshirë në një situatë të sikletshme për shkak të një qëndrimi personal për Sali Berishën, bërë në profilin e tij në Facebook. Ahmeti e ka quajtur Berishën psikopat duke shprehur çudi për konsideratën e një pjese të popullit të Kosovëspër të. Mirëpo këto fjalë kanë vënë në lëvizje Ministrinë e Jashtme dhe ministri Enver Hoxhaj e ka thirrur në Prishtinë Ahmetin.

Sondazh për reformën territoriale. 67% e mbështesin, thonë rezultatet

Postuar në 30 Korrik, 2014 12:29

Duket se qeveria ka testuar edhe opinionin e qytetarëve për reformën territorial, krahas diskutimeve të zhvilluara në rrugë institucionale. Kështu sot gjatë një konference ku ka marrë pjesë edhe ministri Bledi Çuçi, janë publikuar të dhënat e një sondazhi, sipas të cilit 67% e qytetarëve të pyetur e mbështesin reformën territoriale. “Mësohet se rreth 16 mijë qytetarë, mbi 18 vjeç, janë pyetur për reformën administrativo-territoriale, lidhur me variantet 37, 47 dhe 61 njësi vendore.

Ilir Kulla në intervistë për turken “Zaman”: "Xhihadistët, plane për Kalifat edhe këtu. Autoritetet presin CIA-n që të vijë të bëjë punën e tyre"

Postuar në 30 Korrik, 2014 11:42

Ilir Kulla ka dhënë në cilësinë e ekspertit për çështje të sigurisë ndërkombëtare, i ka dhënë një intervistë të përditshmes turke “Zaman”. Intervista merret kryesisht me problemin e korridorit xhihadist, nëse mund të themi kështu, që lidh Shqipërinë me vendet e konflikteve fetare në Lindjen e Mesme. Për Kullën, Turqia është rruga kryesore për këta “mijëra të rinj ballkanas” që i janë dorëzuar xhihadit.

Vdes në moshën 93- vjeçare Van Kirk, i fundit i avionit të bombës së Hiroshimës

Postuar në 30 Korrik, 2014 10:41

Të hënën, më 28 korrik 2014, ka ndërruar jetë edhe anëtari i fundit i mbetur gjallë i bombarduesit B-29, Enola Gay, që kreu hedhjen e bombës së parë mbi Hiroshima të Japonisë. Plioti Theodore "Dutch" Van Kirk, ndërroi jetë nga shkaqe natyrore në moshën 93 vjeçare. CNN përcjell edhe disa mendime të tij të parat, në momentin e hedhjes së bombës për të cilin kishte edhe një emër të koduar: “Little Boy”.  “Zot, jam i kënaqur që funksionoi...” Pastaj: “Kjo luftë mbaroi”. Në Hiroshima bomba u hodh më 6 gusht 1945 dhe shkaktoi vdekjen e 140 000 njerëzve.

Vendimi i qeverisë për depozitimin e numrave të aparateve celularë, PD-ja kërkon ndërhyrje edhe nga nga Avokati i Popullit

Postuar në 30 Korrik, 2014 10:15

Partia Demokratike ka bërë sot një përpjekje të re për të frenuar zbatimin e vendimit të qeverisë shqiptare, i cilid detyron përdoruesit e celularëve që të japin numrin identifikues të aparatit të tyre tek operatorrët, të cilët nga ana e tyre detyrohen që të furnizojnë bazën e të dhënave që do të funksionojë pranë Ministrisë së Financave. Kështu deputetët Arben Ristani dhe Kastriot Islami kanë zhvilluar një takim me Avokatin e Popullit Igli Totozani nga i cili kanë kërkuar që të ndërhyjë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme