Mbyllen përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Malajzi, Indi, Bosnje-Hecegovinë dhe në Portugali

Postuar në 30 Korrik, 2014 16:03

Qeveria ka bërë realitet sot idenë e reduktimit të përfaqësimit diplomatik në botë. Me disa vendime të vetat, Këshilli i Ministrave vendosi që të mbyllë përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Kuala Lumpur të Malajzisë, në Lisbonë të Portugalisë, në Sarajevë dhe në New Dehli të Indisë. Për Bosnjen dhe Lisobonën mund të mendohet që detyrat e mundshme t’i ngarkohen përkatësisht ambasadorit shqiptar në Zagreb dhe atij në Madrid, kurse për Malajzinë dhe Indinë kjo mund të mbulohet nga Kina, ose ndoshta Shqipëria mund të shfrytëzojë marrëveshjet që ka me Italinë ose Turqinë për përfaqësimin me të tretë.

http://kryeministria.al/al/newsroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mbledhje...

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.