Konvikti i Gjuhëve të Huaja, tashmë nën administrimin e Qendrës së Studimeve Albanologjike

Konvikti i shkollës “Asim Vokshi” në Tiranë, i njohur si konvikti i Gjuhëve të Huaja, ndryshon sërish duar. Me një vendim të vetin qeveria ka menduar që të tjetërsojë destinacionin e tij dhe të vendosë aty Qendrën e Studimeve Albanologjike, duke e rregulluar këtë me një kalim pronësie nga Ministria e Mirëqenies Sociale drejt Ministrisë së Arsimit. Nga ana tjetër vendimi i sotshëm nuk e lejon QSA-në të japë pronën në përdorim, apo ta tjetërsojë atë. Po kështu, godina ku sot është QSA bashkë me palestrën sportive i kalojnë Ministrisë së Integrimit. Për sa i përket konviktit duhet kujtuar se në fillim të këtij viti qeveria vendosi kalimin e tij nën administrimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale, duke ja marrë atë Bashkisë së Tiranës, duke eliminuar edhe shumë zëra që flisnin për tjetërsimin e tij.
s.z
Add new comment