300 ditët e Ministrisë së Arsimit, kryeministri: “Së shpejti altertekstit do t’i vijë fundi. Eksperiment i dështuar”

Postuar në 30 Korrik, 2014 09:28

Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë sot i pranishëm dhe ka folur takimin e zhvilluar për analizën e 300 ditëve të Ministrisë së Arsimit. Duhet thënë që në fillim, se nëse ka një gjë, që të paktën në perceptimin nga jashtë, konsiderohet si problem madhor, i prekshëm nga të gjithë dhe me siguri një themel i të keqese së të nesërmes, është niveli i arsimit në Shqipëri. Nisur nga kjo, edhe premtimet e socialistëve në fushatë në këtë drejtim mundet të kenë patur miratim të plotë. Gjithsesi tani e rëndësishme është të shihet se çfarë ka ndodhur në arsim këto 300 ditë dhe për ta kuptuar sadopak kuadrin veprues të qeverisë mund të sillen fjalët e Ramës: “Kemi ndërhyrë në gjithë sistemin kanceroz të librave, një sistem që ka gjeneruar vit pas viti metastaza me pasoja të tmerrshme për nivelin e edukimit dhe arsimimit të fëmijëve dhe të të rinjve. 120 tituj librash mësimorë janë hequr, jo nga lart-poshtë me një vendim arbitrar, por nga poshtë-lart, në konsultim me të gjithë mësuesit. Revolucioni me tekstet do vijojë dhe së shpejti altertekstit do t’i vijë fundi, si një eksperiment i dështuar që prodhoi vetëm kaos”. Duke përmendur si shifër faktin se Shqipëria ka 8 herë më shumë universitete se Britania e Madhe, Rama ka sqaruar edhe thelbin e reformës që duket se përmblidhet në fjalët: Ai që ia vlen mbetet. Të tjerët, jashtë.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.