AKKP-ja, kallëzim penal për Elvis Cefën. Reagon ky i fundit: “Po synohet prerja e kokave në KLD”

Elvis Cefa, aktualisht nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është kallëzuar penalisht nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Kallëzimi lidhet me kohën kur Cefa drejtonte AKKP-në dhe në themel të tij qëndron akuza për shpërdorim detyre në rastin e kthimit dhe kompensimit të një sipërfaqeje në Pyllin e Manzës, ku supozohet se Cefa ka bërë zmadhim për efekt përfitimi në kompensim me 330 ha. Nga ana e vet Cefa ka shpërndarë një reagim për mediat ku thotë ndër të tjera se në kohën e qëndrimit të tij në krye të AKKP-së nuk ka bërë kompensim për zonën në fjalë. Madje sipas tij, akuza lidhet me situatën e fundit në KLD. “Këtë akuzë, që në fakt ishte e pritshme, referuar zhvillimeve të fundit, e konsideroj një sulm për shkak të detyrës që aktualisht mbaj, sulm i cili vërteton më së miri qëllimin e vërtetë të "reformës" në sistemin e drejtësisë, e cila tashmë po synon "eleminimin e kokave" në Këshillin e Lartë të Drejtësisë”, thuhet në e-mailin dërguar si “Reagim i z. Cefa”.
http://www.oranews.tv/vendi/akkp-kallezon-ish-drejtorin-e-pergjithshem-e...
s.z

Comments
Koka e drejtesise? hahhaha...
<p>Koka e drejtesise? hahhaha... Koka e padrejtesise dhe e hajduterise....</p><p> </p>
Add new comment