Ilir Kulla në intervistë për turken “Zaman”: "Xhihadistët, plane për Kalifat edhe këtu. Autoritetet presin CIA-n që të vijë të bëjë punën e tyre"

Ilir Kulla ka dhënë në cilësinë e ekspertit për çështje të sigurisë ndërkombëtare, i ka dhënë një intervistë të përditshmes turke “Zaman”. Intervista merret kryesisht me problemin e korridorit xhihadist, nëse mund të themi kështu, që lidh Shqipërinë me vendet e konflikteve fetare në Lindjen e Mesme. Për Kullën, Turqia është rruga kryesore për këta “mijëra të rinj ballkanas” që i janë dorëzuar xhihadit. Nëse mund të përmbledhim, dy janë momente me shumë interes në intervistën e Kullës: Së pari kur ai deklaron se “autoritetet shtetërore janë shpesh të paafta të veprojnë profesionalisht, duke konsideruar represionin si zgjidhje të vetme, ose më keq akoma, ata presin CIA-n që të vijë e t’u zgjidhë problemet”. Dhe së dyti që këta xhihadistë ballkanas, përfshirë shqiptarët, synojnë për së largu, një kalifat shqiptar, ose ballkanik. “Ata e dinë që të flasësh tani për xhihadin në Ballkan nuk është realiste, kështu që ata i bashkohen një tjetër xhihadi dhe kalifati si hap i parë drejt një qëllimi final”, thotë Kulla. Pavarësisht realizimit ose jo të këtij qëllimi, problemi në Ballkan sa vjen e shtrohet në një trajektore. Dhe kjo është trajektorja e piëkpyetjes përherë e më të madhe mbi legjitimitetin e elitës aktuale, e cila është burgosur në klishe standard të ligjërimit, që edhe kështu tradhëtohen nga akte të paprecedenta korrupsioni. Ndërkohë që shoqërive ballkanike, e sidomos asaj shqiptare, me fenë duket se u është rikthyer predikimi moral, ndonëse ai vjen nga një adresë që deri dje paragjykohej.
http://www.todayszaman.com/interviews_albanian-expert-turkey-waypoint-fo...
s.z
Add new comment