Sondazh për reformën territoriale. 67% e mbështesin, thonë rezultatet

Duket se qeveria ka testuar edhe opinionin e qytetarëve për reformën territorial, krahas diskutimeve të zhvilluara në rrugë institucionale. Kështu sot gjatë një konference ku ka marrë pjesë edhe ministri Bledi Çuçi, janë publikuar të dhënat e një sondazhi, sipas të cilit 67% e qytetarëve të pyetur e mbështesin reformën territoriale. “Mësohet se rreth 16 mijë qytetarë, mbi 18 vjeç, janë pyetur për reformën administrativo-territoriale, lidhur me variantet 37, 47 dhe 61 njësi vendore. Vetëm në Tiranë janë pyetur një mijë persona, ndërsa çdo komunë e bashki është përfshirë në anketim”, njofton “Balkanëeb”. Këto të dhëna duket se publikohen në mështetje të reformës që do t’i nënshtrohet votimit nesër në parlament.
s.z
Comments
sondazh shume bindes, na

sondazh shume bindes, na mbushet mendjen!

Po kur qenkeni kaq te sigurte

Po kur qenkeni kaq te sigurte bre burra, pse nuk e beni me referendum? Se nje reforme si kjo qe duhet ti rezistoje kohes, si puna e kushtetutes, mire eshte te votohet edhe nga populli.

Rilindasit nuk jane me kembe

Rilindasit nuk jane me kembe ne toke.

67% jane vetm 2/3 e popullsise.

pse 1/3 qe se mbeshtesin nuk duhet te kihen parasysh nga qe jane pakice.

Ndarja e re administrative duhet te jete e pranuar nga 100% popullsia dhe jo nga kaq sa thote Çuçi dhe kjo joreale nga qe perdite e me shume po shohim njerez ne protesta me shume se sa kur donin te sillnin gazin vdekjeprures sarin nga Siria.

Add new comment