Një status në "Facebook" për Sali Berishën dhe i Ngarkuari me Punë i Kosovës në Mal të Zi thirret në Prishtinë

I Ngarkuari me Punë i Kosovës në Mal të Zi, Xhafer Ahmeti është përfshirë në një situatë të sikletshme për shkak të një qëndrimi personal për Sali Berishën, bërë në profilin e tij në Facebook. Ahmeti e ka quajtur Berishën psikopat duke shprehur çudi për konsideratën e një pjese të popullit të Kosovëspër të. Mirëpo këto fjalë kanë vënë në lëvizje Ministrinë e Jashtme dhe ministri Enver Hoxhaj e ka thirrur në Prishtinë Ahmetin. “Zëri” që bëri publik lajmin ka përcjellë edhe një qëndrim të këshilltarit të Hoxhajt, Bashmir Xhemaj, sipas të cilit “ministri Hoxhaj personalisht dhe i tërë populli i Kosovës i janë mirënjohës ish Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha për kontributin e tij të madh për Kosovën”.
http://zeri.info/artikulli/43662/enver-hoxhaj-shkarkon-ambasadorin-e-kos...
s.z
Add new comment