Arkiv-Lajme

Katër vjet nga zhdukja e Eduart Belegut, bashkëshortja i merr pasurinë

Postuar në 02 Gusht, 2014 06:43

Katër vjet pas zhdukjes në rrethana misterioze dhe tepër të dyshimta të biznesmenit të njohur Eduart Belegu, njëherësh këshilltar i ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, gruaja e tij Ilirjana Belegu ka marrë në dorë pronat dhe kompanitë që ishin të regjistruara në emër të biznesmenit.

Arrestohet 28-vjeçari shqiptar, u hiqej bashkatdhetarëve të tij si agjent i FBI-së

Postuar në 02 Gusht, 2014 06:29

Gjergj Pelushi një shqiptar i Amerikës akuzohet se u ka marrë me mashtrim dhjetëra mijëra dollarë dy shqiptarëve të tjerë.

Pelushi u është hequr viktimave të tij si agjent i FBI-së dhe CIA-së.

Ndaj 28-vjeçari do të rëndojnë dy akuza dhe rrezikon deri në tre vjet burg

Sipas dëshmive të të mashtruarve, Pelushi u ka marrë 27 700 dollarë.

Pelushi i ka mashtruar duke u thënë se është pjesë e FBI-së si dhe ka lidhje me CIA-n. Njëri prej viktimave ka paguar kundrejt premtimit për ta bërë pjesë të policisë.

Namik Dokle: "Nuk më është propozuar të jem ambasador. Edhe sikur ta bëjnë do të refuzoj"

Postuar në 02 Gusht, 2014 06:08

Namik Dokle, deputeti më i vjetër i Kuvendit të Shqipërisë pas Sali Berishës ka refuzuar idenë e mbylljes së karrierës politike si ambasador.

Në media, dje u raportua se Dokle do të propozohej për ambasador në Spanjë. Mirëpo, sot vetë deputeti i PS-së ka reaguar duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.

Majde, Dokle ka theksuar se edhe sikur një gjë e tillë t’i propozohet ai do të refuzojë.

Elbasan, Peleshi: "Ndarja territoriale premton bashki më të fuqishme, më shumë para dhe fonde"

Postuar në 02 Gusht, 2014 05:48

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, e ka cilësuar si një ngjarje shumë të rëndësishme për shqiptarët ditën e miratimit të ndarjes territoriale. Sipas tij kjo do premton bashki më të fuqishme, më shumë para dhe fonde. Këto deklarata Niko Peleshi i ka bërë në qytetin e Elbasanit ku ka qenë i pranishëm në përurimin  e punimeve të një rruge në  komunën e Bradasheshit.

Cameron: NATO të përdorë politikë më të ashpër ndaj Moskës

Postuar në 02 Gusht, 2014 05:03

“NATO duhet të reagojë më shpejt ndaj kërcënimeve.”, ka thënë kryeministri britanik, David Cameron. Sipas kryeministrit britanik, NATO duhet të rishikojë marrëdhënien afatgjatë me Rusinë dhe të riforcojë kapacitetin e saj.

Obama: CIA ka torturuar disa njerëz pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001

Postuar në 02 Gusht, 2014 04:33

Presidenti Barack Obama ka pranuar se Shtetet e Bashkuara "kanë torturuar disa njerëz", pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, por i paralajmëroi  që njerëzit nuk duhet të nxitohen me gjykime, thotë “VOA”. Presidenti amerikan pranon se “agjentët amerikanë të zbulimit kanë bërë veprime që binin në kundërshtim me vlerat amerikane, por shtoi se zyrtarët e sigurisë nuk e dinin në se një sulm tjetër terrorist ndaj SHBA do të ndodhte menjëherë dhe se ata ishin nën një presion të jashtëzakonshëm.”.

Leskaj: "Viti tjetër është matësi real i qeverisë Rama; kabineti qeveritar përgjegjësi e kryeministrit"

Postuar në 02 Gusht, 2014 03:57

“Viti që pason do të jetë matësi real për punën e qeverisë Rama, pas asaj që trashëguan.”, kështu është shprehur Deputetja e Parisë Socialiste, Valentina Leskaj në një  intervistë për gazetën “Mapo”. Gjithashtu ajo ka shprehur gjykimin e saj për reformat e ndërmarra nga qeveria “Rama” në 300 ditë-shin e parë dhe sfidat që e presin atë në vazhdim.

Rea dhe Gregori kujdesen për vëllain e vogël, Zaho

Postuar në 02 Gusht, 2014 02:55

Fëmijët e çiftit kryeministror Edi dhe Linda Rama nuk i kanë rezistuar tundimit për ta ndarë me publikun vëllain e tyre të vogël.

Gregori djali nga martesa e parë e Kryeministrit Rama dhe Rea vajza e martesës së parë të bashkëshortes së kryeministrit, Lindës, kanë postuar në profilin e tyre në “Facebook”, një foto me vëllain e tyre të vogël Zahon.

Del Ponte: Jam e gatshme të kthehem në Hagë për të gjykuar krerët e UÇK-së

Postuar në 02 Gusht, 2014 02:42

Ish- kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, ka thënë se do të ishte e gatshme të kthehej në Hagë për  të përfaqësuar aktakuzën kundër krerëve të UÇK-së. Këtë deklaratë Del Ponte e ka dhënë për “Novosti” të Beogradit.

Duke folur për raportin e Williamson për hetimin e trafikimit të organeve, Del Ponte tha se prokurori amerikan do ta ketë të vështirë për të provuar dhe gjetur dëshmitë për serbët, romët dhe shqiptarët në Kosovë, dhe kjo është pengesa kryesore në këto hetime.

Shkrimi tronditës në gazetën “Times of Izrael”: Kur genocidi është i pranueshëm

Postuar në 01 Gusht, 2014 14:29

Gazeta “Times of Izrael”, sot publikoi një opinion tronditës. Shkrimi që u fshi nga faqja online e gazetës ishte e shkrimtarit, Yochanan Gordon dhe mbante titullin nxitës: “Kur genocide është i pranueshëm”.

Ironikisht kemi të bëjmë me një popull që ka vuajtur genocidin nga Adolf Hitler gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shkrimi nuk mbështet në mënyrë të drejtpërdrejtë genocidin ndaj palestinezëve, por pyet: Cila rrugë tjetër duhet ndjekur për të gjetur zgjidhje me një armik të kësaj natyre përveçse ta asgjësosh atë plotësisht?

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme