Del Ponte: Jam e gatshme të kthehem në Hagë për të gjykuar krerët e UÇK-së

Postuar në 02 Gusht, 2014 02:42

Ish- kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, ka thënë se do të ishte e gatshme të kthehej në Hagë për  të përfaqësuar aktakuzën kundër krerëve të UÇK-së. Këtë deklaratë Del Ponte e ka dhënë për “Novosti” të Beogradit.

Duke folur për raportin e Williamson për hetimin e trafikimit të organeve, Del Ponte tha se prokurori amerikan do ta ketë të vështirë për të provuar dhe gjetur dëshmitë për serbët, romët dhe shqiptarët në Kosovë, dhe kjo është pengesa kryesore në këto hetime.

Spekulimeve se edhe Hashim Thaçi do të jetë mes të akuzuarve, ajo tha se nuk mund t’u jap një përgjigje, por një gjë është e sigurt, dhe kjo që hetuesit tashmë i kanë identifikuar të dyshuarit.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.