Elbasan, Peleshi: "Ndarja territoriale premton bashki më të fuqishme, më shumë para dhe fonde"

Postuar në 02 Gusht, 2014 05:48

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, e ka cilësuar si një ngjarje shumë të rëndësishme për shqiptarët ditën e miratimit të ndarjes territoriale. Sipas tij kjo do premton bashki më të fuqishme, më shumë para dhe fonde. Këto deklarata Niko Peleshi i ka bërë në qytetin e Elbasanit ku ka qenë i pranishëm në përurimin  e punimeve të një rruge në  komunën e Bradasheshit.

 “Sot jemi një ditë mbas një ngjarje shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, që është Reforma Territoriale Administrative. Tani do kemi bashki më të mëdha, më të fuqishme, me kapacitete më të shtuara, por edhe me më shumë para dhe fonde, edhe nga qeveria, por edhe shumë fonde që çlirohen nga kursimet e reformës”, tha Peleshi.

Zv/kryeministri u ndal gjatë bisedës me banorët edhe tek disa prej mekanizmave kryesore që ka në shërbim të zhvillimit të rajoneve qeveria shqiptare si dhe tek një instrument i ri që do t’u vijë në ndihmë bashkive të reja për të shtuar kapacitetet e tyre projektuese. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.