Leskaj: "Viti tjetër është matësi real i qeverisë Rama; kabineti qeveritar përgjegjësi e kryeministrit"

Postuar në 02 Gusht, 2014 03:57

“Viti që pason do të jetë matësi real për punën e qeverisë Rama, pas asaj që trashëguan.”, kështu është shprehur Deputetja e Parisë Socialiste, Valentina Leskaj në një  intervistë për gazetën “Mapo”. Gjithashtu ajo ka shprehur gjykimin e saj për reformat e ndërmarra nga qeveria “Rama” në 300 ditë-shin e parë dhe sfidat që e presin atë në vazhdim.

 “Nuk jemi të lumtur që i kemi miratuar vetëm, por kjo nuk ishte zgjedhja jonë, po mungesë zgjedhje, padyshim që për reforma të tilla të mëdha , që i kapërcejnë kufijtë dhe mandatin e një qeverisjeje, që e shtrijnë efektin e tyre në disa qeveri, siç janë edhe reforma e territorit, apo ajo e pensioneve që shtrin efektin deri në vitet 2050, pjesëmarrja e opozitës është shumë e rëndësishme për qëndrueshmërinë dhe suksesin e tyre. Kjo ishte edhe arsyeja pse u insistua shumë nga ne që opozita të bëhej pjesë.”, thekson Leskaj.

Për sa i përket figurës së deputetit në Parlament, znj. Leskaj mendon se Parlamenti i sotëm duhet parë me ngjyra ku i gjen pothuajse të gjitha kategoritë.  “Çështja e profilit të deputetit është individuale, po natyrisht pastaj afekton opinionin dhe vlerësimet ndaj trupës politike dhe legjitimitetit të saj”, thekson ajo teksa shton se përfaqësimi është mbase një efekt i sistemit. Sa i përket debatit mbi përzgjedhjen e kabinetit qeveritar Leskaj mendon se është atribut i Kryeministrit, po aq sa përgjegjësi e tij. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.