Arrestohet 28-vjeçari shqiptar, u hiqej bashkatdhetarëve të tij si agjent i FBI-së

Gjergj Pelushi një shqiptar i Amerikës akuzohet se u ka marrë me mashtrim dhjetëra mijëra dollarë dy shqiptarëve të tjerë.
Pelushi u është hequr viktimave të tij si agjent i FBI-së dhe CIA-së.
Ndaj 28-vjeçari do të rëndojnë dy akuza dhe rrezikon deri në tre vjet burg
Sipas dëshmive të të mashtruarve, Pelushi u ka marrë 27 700 dollarë.
Pelushi i ka mashtruar duke u thënë se është pjesë e FBI-së si dhe ka lidhje me CIA-n. Njëri prej viktimave ka paguar kundrejt premtimit për ta bërë pjesë të policisë.
28-vjeçari i ka thënë atij se duhej të paguante 20 mijë dollarë për t’u stërvitur si dhe të blinte një makinë.
Ndërsa, personi i dytë kishte probleme me ligjin pasi ndaj tij rëndonin disa akuza dhe ka paguar Pelushin për rrëzimin e tyre.
S.S
Add new comment