Arkiv-Lajme

“Fushata e minoriteteve”, shfaqet një zë nga Serbia edhe për pakicën serbe në Shqipëri dhe thotë se po përballet me asgjësimin

Postuar në 03 Gusht, 2014 18:04

Serbët e Shqipërisë rrezikojnë të asimilohen. Ndonëse opinioni i përgjitshëm shqiptar ka fare pak njohur për komunitetin në fjalë, i cili njihet zyrtarisht si minoriteti serbo-malazez, sërish përfaqësues serbë, si ish-deputeti Aleksandar Cotric, i cili sipas faqes “In Serbia”(http://inserbia.info/today/2014/08/cotric-serbs-in-albania-f...), ngrenë shqetësimin se ky minoritet nuk gëzon asnjë të drejtë.

Minoriteti maqedonas: Të rishikohet ndarja e re territoriale, na asimilon

Postuar në 03 Gusht, 2014 14:54

Minoriteti etnik maqedonas në Shqipëri shprehet kundër reformës se re administrative-territoriale të miratuar tashmë në Kuvendin e Shqipërisë. Vasil Sterjovski, sekretari i përgjithshëm i Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim, shprehet se qeveria me miratimin e saj shkeli haptazi të drejtat e mironiteteve dhe nuk mori parasysh kërkesat e tyre për të qëndruar më vete. Sipas Sterjovskit kjo reformë do të asimilojë minoritetin maqedonas.

Në "Facebook", thirrje për protesta për dorëheqjen e Fullanit

Postuar në 03 Gusht, 2014 13:10

Në rrjetin social Facebook janë hapur disa faqe në të cilat kërkohet  largimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë , Ardian Fullani.

Përmes rrjeteve sociale bëhen thirrje për protesta ku organizata e qytetarë të ndryshëm po njoftojnë pjesëmarrjen e tyre. Një protestë është paralajmëruar për nesër në orën 12:00 te selia e Bankës së Shqipërisë.

n.k

Qeveria, ministrat me leje nga 7 deri në 25 Gusht

Postuar në 03 Gusht, 2014 10:49

E mërkura e 6 gushtit shënon mbledhjen e fundit të qeverisë për këtë sezon. Mësohet se kryeministri Edi Rama ka lejuar ministrat e kabinetit që të marrin pushimet nga data 7 deri në 25 gusht. Ndryshe nga modeli i ndjekur nga paraardhësi Sali Berisha, i cili në 8 vjet e mblodhi qeverinë çdo javë edhe në muajt e verës; duket se kryeministri Rama ka vendosur që gushti të jetë pushim për të gjithë ekzekutivin.

Berisha komenton vjedhjen në BSH: "Dënoj aktin, por s’duam të nxisim destabilizim të bankave"

Postuar në 03 Gusht, 2014 10:35

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dhënë prononcimin e tij të parë (që mund të cilësohet edhe si reagimi i parë për ngjarjen nga radhët e opozitës) lidhur me vjedhjen në Bankën e Shqipërisë. Reagimi i ish-kryeministrit ka ardhur pas insistimit të miqve të tij në rrjetin social Facebook. Teksa e cilëson këtë akt si një krim të rëndë, ish-kryeministri shprehet se më e mira do të ishte të mos ushtrohej presion ndaj sistemit bankar, që të mos rrezikohet ndonjë destabilizim i mundshëm.

Ndikim negativ i fotove të fundit të Lavdrim Muhaxherit edhe te muslimanët në Kosovë. “Koha Ditore” publikon një bisedë të Shefqet Krasniqit

Postuar në 03 Gusht, 2014 09:40

“Koha Ditore” publikon sot një material të CIA-s ku pasqyrohet një bisedë mes imamit Shefqet Krasniqi dhe një kolegu të tij Enes R., me gjasë edhe ky një nga imamët që predikojnë dhe janë të njohur për publikun e Kosovës. “Ekstremistët toleranët” e titullon shkrimin “KD”, teksa dokumenti mban numrin “117.MUSS/PR.STA/236”.

Gazeta ‘Veçer’ kritikon ashpër Ali Ahmetin

Postuar në 03 Gusht, 2014 08:20

“A do ta heshtë Maqedoninë deklarata fisnore dhe ofenduese e Ali Ahmetit” e ka titulluar shkrimin e saj gazeta ‘Veçer’,  pas deklaratës së Ali Ahmetit se Gjorgje Ivanov nuk mund ta përfaqësojë komunitetin shqiptar pasi ata nuk kanë votuar për të.

“Ky fakt nuk është i vërtetë pasi shqiptarët votuan në zgjedhjet presidenciale pro ose kundër Ivanovit, por Ali Ahmeti, Maqedoninë e shikon si një bashkësi fisnore dhe jo si një shoqëri qytetare” shkruan gazeta “Veçer”, që sipas “Klan.mk”, njihet si media e afërt me kryeministrin Gruevski.

Konflikti izraelito-palestinez “përfshin” edhe artistë. Cruz dhe Bardem kundër aksioneve izraelite. John Voight: “Ata janë injorantë”

Postuar në 03 Gusht, 2014 07:46

Konflikti në Gaza duket se po ndan opinionin në dy pjesë, ndonëse në qëndrimet e njerëzve publikë, nuk është e vështirë të dallosh motivimet apo edhe premisat kulturore nga nisen. Së fundmi “lufta”e deklaratave ka kapur edhe aktorë të njohur, teksa John Voight, aktori i mirënjohur amerikan, i ka quajtur aktorët Penelope Cruz dhe Javier Bardem si injorantë për mbrojtjen që këta të fundit i kanë bërë palestinezëve në konfliktin e fundit në Gaza.

Ditë pune në selinë e PD-së, tre deklarata kundër qeverisë

Postuar në 03 Gusht, 2014 07:10

Edhe pse është ditë pushimi dhe aktiviteti parlamentar e politik është me ritme më të ulëta që pas mbylljes së sesionit parlamentar, Partia Demokratike vijon me ritëm intensiv akuzat ndaj mazhorancës. Vetëm gjatë ditës së sotme nga selia e PD-së janë mbajtur 3 deklarata denoncuese për mazhorancën nga ish-ministri i Financave Ridvan Bode dhe nga zëdhënëset Laura Vorpsi e Silvi Bardhi. Ish-ministri i Financave iu rikthye marrëveshjes që qeveria shqiptare ka nënshkruar me kompaninë CEZ, duke hedhur dyshime për një skandal financiar me përmasa të mëdha.

“Mësymje” emigrantësh në portin e Durrësit, “Shekulli” raporton se janë 8 mijë udhëtarë

Postuar në 03 Gusht, 2014 05:05

Mëngjesin e sotëm, porti më i madh i vendit, ai i Durrësit, ka pasur një fluks të madh emigrantësh. Gazeta “Shekulli” raporton se kanë mbërritur mbi 8 mijë emigrantë me 1500 automjete, dhe ndërkohë policia kufitare ka vënë në dispozicion 29 sportele për udhëtarët.

Gjithashtu janë vënë në dispozicion edhe efektivë shtesë për lehtësimin e procedurave, për shkak të fluksit të madh të emigrantëve. Deri më tani në portin e Durrësit janë ankoruar 5 tragete, dhe priten dhe që të vijnë edhe tre të tjerë gjatë orëve të pasdites. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme