Qeveria, ministrat me leje nga 7 deri në 25 Gusht

Postuar në 03 Gusht, 2014 10:49

E mërkura e 6 gushtit shënon mbledhjen e fundit të qeverisë për këtë sezon. Mësohet se kryeministri Edi Rama ka lejuar ministrat e kabinetit që të marrin pushimet nga data 7 deri në 25 gusht. Ndryshe nga modeli i ndjekur nga paraardhësi Sali Berisha, i cili në 8 vjet e mblodhi qeverinë çdo javë edhe në muajt e verës; duket se kryeministri Rama ka vendosur që gushti të jetë pushim për të gjithë ekzekutivin.

“Mbledhja e parë për sezonin e ri pritet të mbahet në 26 gusht dhe shënon startin për vitin e dytë të mandatit qeverisës duke përgatitur draftet me të cilat do të punojë parlamenti që fillon të hënen e 1 shtatorit”raporton “Vizion Plus”. Ndërkaq axhenda e Partisë Demokratike përtej kritikave ndaj punës së qeverisë kushtëzohet nga zgjedhjet e brendshme. Pritet që brenda një jave te mbyllen zgjedhjet për krerët e Tiranës.

Për më shumë: http://vizionplus.al/qeveria-ministrat-me-leje-nga-7-deri-ne-25-gusht/

n.k

Comments

Submitted by Tr (not verified) on

<p>pas 300 diteve te lodheshme, shkoni e pushoni cik cuna e goca se nuk eshte kollaj te punosh per te qare hallet e popullit(mos u ofendoni se ju nuk jeni te tille). Po me vika keq per Celibashin se dha doreheqje dhe nuk perfitoi pushimet :)</p>

Submitted by leli (not verified) on

<p>Ti qe qan hallin e Celibashit, mos u bej merak, se per qef eshte.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.