Ndikim negativ i fotove të fundit të Lavdrim Muhaxherit edhe te muslimanët në Kosovë. “Koha Ditore” publikon një bisedë të Shefqet Krasniqit

“Koha Ditore” publikon sot një material të CIA-s ku pasqyrohet një bisedë mes imamit Shefqet Krasniqi dhe një kolegu të tij Enes R., me gjasë edhe ky një nga imamët që predikojnë dhe janë të njohur për publikun e Kosovës. “Ekstremistët toleranët” e titullon shkrimin “KD”, teksa dokumenti mban numrin “117.MUSS/PR.STA/236”.
Materiali është një dialog ku shprehet shqetësimi për përfshirjen e emrave të tyre në raportin e SHBA. Krasniqi sugjeron që duhet vepruar me taktikë, sepse “vllaznia jonë , muslimanët kosovarë janë fort të ndjeshëm kur vjen puna te amerikanët”. Nga ana e vet kolegu Enes R. Përcjell shqetësimin për fotot e publikuara së fundmi ku Lavdrim Muhaxheri pret kokën e një të riu në Siri. Për Enes R. “edhe xhemati ka nisë me u luhatë...krejt puna e tre-katër vjetëve që e kemi ba këtu me i kthy njerëzit në rrugën e drejtë të Zotit po na shkon huq”.
http://koha.net/?id=27&l=20238
s.z
Comments
Kjo eshte nje rubrike
<p>Kjo eshte nje rubrike humoristike e gazetes "Koha Ditore", e ngjajshme pak a shume me rubriken Antena te "Tema" e Mero Bazes.</p>
Add new comment