Berisha komenton vjedhjen në BSH: "Dënoj aktin, por s’duam të nxisim destabilizim të bankave"

Postuar në 03 Gusht, 2014 10:35

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dhënë prononcimin e tij të parë (që mund të cilësohet edhe si reagimi i parë për ngjarjen nga radhët e opozitës) lidhur me vjedhjen në Bankën e Shqipërisë. Reagimi i ish-kryeministrit ka ardhur pas insistimit të miqve të tij në rrjetin social Facebook. Teksa e cilëson këtë akt si një krim të rëndë, ish-kryeministri shprehet se më e mira do të ishte të mos ushtrohej presion ndaj sistemit bankar, që të mos rrezikohet ndonjë destabilizim i mundshëm.

“Përshëndetje. Ju keni të drejtë për pyetjen që shtroni. Unë ju siguroj se vjedhjen e parave në BSh e konsideroj një krim të rëndë të shëmtuar që duhet ndëshkuar me të gjithë forcën e ligjit. Nga ana tjetër ky krim i shëmtuar është zbuluar dhe denoncuar nga vetë Banka e Shtetit në prokurori dhe kjo e fundit ka nisur një hetim të plotë dhe deri tani janë arrestuar 7 punonjës të Bankës. Sikundër duke dënuar pa hezitim këtë akt të shëmtuar kërkojmë nga organet e drejtësisë hetimin dhe qëndrimin më të rreptë ligjor për autorët dhe përgjegjësit e tij. Së fundi, mendoj se është në interesin e çdo qytetari që ka depozita bankare në sistemin bankar të vendit që të shmanget presioni mbi bankat dhe çdo akt tjetër destabilizues ndaj sistemit bankar.

Është qëndrimi ynë i prerë si opozitë të mos nxisim në asnjë rast destabilizim të bankave siç bëri Edi Rama në vitet 2008-2009, me shpresë se do falimentonte ndonjë bankë dhe nxiste tërheqjen e kursimeve nga bankat e vendit. Këtë ne nuk e bëjmë sepse kjo do ishte goditje shumë e rëndë për të gjithë ata që kanë vendosur kursimet e tyre në sistemin tonë bankar. Këtë qëndrim në mënyrë të përsëritur e kam shprehur në fb për të gjithë ata që kanë pyetur apo kanë kërkuar qëndrimin tim,me respekt sb” është komenti i plotë që ish-kryeministri ka bërë.

n.k

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Hipokrit koke e kembe. Ky qe nuk le rast per te bere thirrje per protesta. Nuk do destabilizim !!!??? Ketij i qan zemra per pak remuje! Harrove kur te zbuan protestuesit e armeve kimike?

Submitted by Albi (not verified) on

Po Rama tha gje?

Submitted by AnonTr (not verified) on

As Rama e as Meta. Keta duhet te mbledhin parlamentin urgjentisht e te shkarkojne Fullanin e jo te shkojne me pushime. Po kush ta beje se? Meten e shpetoi nga burgu gruaja e Fullanit. Rama eshte paterice e Metes.

Submitted by Anonim (not verified) on

Pse ky debili Fullani e paska mbajt sigurin financiare ne Shqiperi?

Ska bo dy lek pun tamam ne jet te vet dhe na qeka shtylla e siguris!!

Submitted by Tr (not verified) on

Aman o doktor se na cave trapin, dhe nuk do ja fal vetes qe te kam votuar 2 here!!! Fullani eshte emeruar governtor nga ana jote. Pse nuk mban pergjegjesine qe te takon? te kerkosh falje!

Sikur te kishte qene emeruar nga krahu i majte nuk do kishe lene llaf e kusur pa i share. Ik e mere ate pension(haram e pac) e mo na caj veshet se nuk po te durojme dot me.

Submitted by Ndoni (not verified) on

Nuk di keta qe shkruajne a kane ndopak dijeni se si funksionon Banka Qendrore, apo degjo lart e poshte dhe hajde te bejme pak rremuje. Asgje nuk e justifikon ngutjen dhe mund te arrihet vetem destabilizim financiar , qe do na  zeri poshte te gjitheve, edhe ata qe shkojne ne protesta.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.