Minoriteti maqedonas: Të rishikohet ndarja e re territoriale, na asimilon

Minoriteti etnik maqedonas në Shqipëri shprehet kundër reformës se re administrative-territoriale të miratuar tashmë në Kuvendin e Shqipërisë. Vasil Sterjovski, sekretari i përgjithshëm i Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim, shprehet se qeveria me miratimin e saj shkeli haptazi të drejtat e mironiteteve dhe nuk mori parasysh kërkesat e tyre për të qëndruar më vete. Sipas Sterjovskit kjo reformë do të asimilojë minoritetin maqedonas.
Sterjovski tha se kjo qeveri bëri të njëjtën gjë si edhe qeveria e kaluar me Censusin, të cilin minoritetet nuk e njohën, por nga ana tjeter shtoi se qeveria e Ramës ndoqi rrugën e komunizmit për të ndarë minoritetet. Minoriteti tashmë do të presë vendimin e Presidentit në lidhje me reformën territoriale dhe me pas do ti drejtohen gjykatës Kushtetuese, ndërsa përgjate kësaj kohe nuk përjashtohen protestat.E vetmja Komunë me banorët të minoritetit që ka mbetur e njëjtë është ajo e Pustecit, ndërsa komuna e Golloberdes në Dibër dhe disa fshatra të tjerë janë bashkuar me komuna me shumicë shqiptare.
/Ora News/
Add new comment