Konflikti izraelito-palestinez “përfshin” edhe artistë. Cruz dhe Bardem kundër aksioneve izraelite. John Voight: “Ata janë injorantë”

Konflikti në Gaza duket se po ndan opinionin në dy pjesë, ndonëse në qëndrimet e njerëzve publikë, nuk është e vështirë të dallosh motivimet apo edhe premisat kulturore nga nisen. Së fundmi “lufta”e deklaratave ka kapur edhe aktorë të njohur, teksa John Voight, aktori i mirënjohur amerikan, i ka quajtur aktorët Penelope Cruz dhe Javier Bardem si injorantë për mbrojtjen që këta të fundit i kanë bërë palestinezëve në konfliktin e fundit në Gaza. Më saktë Cruz dhe Bardem kanë dënuar ndërhyrjen ushtarake izraelite, apel që për Voight po shërben “për të nxitur edhe më shumë valën e antisemitizmit që përshkron aktualisht të gjithë botën”. Voight ka shtuar se Cruz dhe Bardem “janë të verbër dhe të pavetëdijshëm për dëmin që kanë shkaktuar”, duke nënvizuar kështu përfshirjen në një betejë të madhe mediatike për konfliktin e Gazës. Në ndryshim nga sa ndodh përherë, ndoshta edhe për shkak të një faktorizimi të botës arabe dhe bjerrjes së administrimit të fraksioneve brenda saj, një pjesë e opinionit ndërkombëtar janë rreshtuar kundër Izraelit në konfliktin e fundit, mbështetur kryesisht në disproporcionalitetin e dhunës. Gjithësesi në kohën kur të gjitha ekuilibrat përreth Izraelit kanë ndryshuar, është e pritshme që edhe në zonën më ngulmuese të konfliktit, të ketë zhvillime që imponojnë zgjidhje radikale.
http://www.dailymail.co.uk/news/article-2714622/Angelina-Jolie-s-father-...
s.z
Add new comment