Ekspertët: Ngërçi politik në dëm të ekonomisë së Kosovës

Postuar në 03 Gusht, 2014 04:08

Ngërçi i krijuar me konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e Qeverisë së re të Kosovës, do të ketë efekte negative në proceset ekonomike në vevend. Kjo është pikëpamja e ekspertëve të çështjeve ekonomik në Prishtinë, sipas të cilëve, rritja ekonomike e parashikuar nga Qeveria e Kosovës nuk do të mund të arrihet dhe do të ketë ngadalësim të zhvillimit ekonomik.

Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Naim Gashi në një prononcim për Radion “Evropa e Lirë” thekson se ngërçi politik i krijuar ka efekte shumë dimensionale dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës do të shënojë ngecje gjatë këtij viti. “Ngërçi politik me të cilin po ballafaqohet Kosova ka efektet  e veta negative në të gjitha proceset në shoqëri në përgjithësi por edhe ekonomisë ne veçanti. Me institucionet të pa qëndruara Kosova ballafaqohet vitin e fundit, njëherë kishim një qeveri që kishte një mungesë të shumicës në parlament,  tani kemi një ngërç total  të të gjitha institucioneve tjera dhe të gjitha këto do të ndikojnë në performancën makro dhe mikro ekonomike në Kosovë”, thotë Gashi. Ai kujton se Kosova aktualisht ka një qeveri e cila nuk e ka legjitimitetin e mjaftueshëm për të vendosur për projekte dhe investime qofshin ato të vogla apo të mëdha.

Për më shumë: http://www.evropaelire.org/content/article/25479235.html

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.