Arkiv-Lajme

Pëllumb Pipero flet në “GSH” për rrezikun e Ebolës. “Janë 170 shqiptarë që punojnë në Afrikë”

Postuar në 07 Gusht, 2014 03:50

Janë 170 shqiptarët që punojnë në Afrikë, madje në Sierra Leone, Guine, apo edhe Nigeri, aty ku së fundmi ka nisur epidemia e Ebolës. Ndaj, për ish-drejtorin e Politikave Shëndetësore, Pëllumb Pipero, rreziku i importimit të virusit është real.  “Sigurisht që Shqipëria është shumë larg gjeografikisht vatrave të virusit Ebola. Megjithatë, duhet të mbajmë parasysh se ne kemi një numër të caktuar shtetasish shqiptarë, të cilët punojnë pranë këtyre vatrave, pra punojnë në Afrikë. Në këto kushte, ata mund të kthehen në importues të virusit edhe te ne.

Nga floriri i Kërrabës te Banka e Shqipërisë. Ngjashmëri, por edhe ndryshime. Ja çfarë thotë ish-kryeministri...

Postuar në 06 Gusht, 2014 17:13

Thagma e fundit që ndodhi në Bankën e Shqipërisë duket se ka lënë mjaft qytetarë të vetëm në kërkesën për largimin e Ardian Fullanit, që është në çdo rast një pretendim minimal. Politika shqiptare ngjan të jetë bërë bllok për të mbrojtur Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe vendimi i sotshëm, ose qëndrimi i Këshillit Mbikëqyrës flet qartë në këtë drejtim. Ndërkohë që qeveria mezi lëshoi nga vetja një pseudoqëndrim sot, opozita e drejtuar nga PD-ja ka shpallur si qëndrim “rrugën e nisur të hetimeve” duke nënvizuar faktin se “ishte vetë Banka që denoncoi vjedhjen”.

Këshilli Mbikëqyrës: Vjedhja në thesar nga mozbatimi i rregullores

Postuar në 06 Gusht, 2014 14:14

Këshilli Mbikëqyrës në një mbledhje të posacme ka marrë në analizë gjithë situatën e krijuar së fundmi pas skandalit të vledhjes së rreth 7.13 mln dollar nga zyrat e Thesarit të Shtetit. Sipas njoftimit për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të BSH  pas kallëzimit penal që iu bë dy punonjësve të degës së thesarit për përfshirjen në vljedhje, janë informuar institucionet dhe atutoritetet përgjegjëse për situatën si dhe janë ndërprerë marrëdhëniet e punës me punonjësit e tjerë që dyshohen si të përfshirë në këtë ngjarje.

Ardian Marashi u përgjigjet sulmeve të kryeministrit: “Po fshin me një të rënë të lapsit mendimin dhe arsimin shqiptar”

Postuar në 06 Gusht, 2014 12:57

Ardian Marashi, drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike, ka dhënë sot një intervistë për “Gazetën Shqiptare” në të cilën u përgjigjet njëfarësoj akuzave dhe stigmatizimit të bërë për nivelin e arsimit, por edhe nivelit të botës akademike. Madje të ardhura këto edhe nga kryeministri, që deklaroi se “mjafton degjenerimi i Qendrës Albanologjike për të parë se ku është katandisur bota e të menduarit dhe niveli i arsimit të lartë, i shkencës...”. Marashi përgjigjet duke thënë se kjo qasje është asgjësuese për arsmin dhe shkencën shqiptare.

Projektligj i ri për sektorin minerar: Tani afatin e lejeve minerare e zgjat ministri. Me ligjin ekzistues, ai vetëm negocionte dhe miratimin e bënte Kuvendi

Postuar në 06 Gusht, 2014 11:51

Qeveria propozon sot në mbledhjen e saj një projektligj që përmban ndryshime dhe shtesa në “Ligjin nr.10304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Ndryshimet dhe shtesat kanë karakter teknik dhe ato materializohen si 28 nene të reja mbi ligjin ekzistues. Nga pikat më të rëndësishme është ndërhyja që bëhet për të drejtat e zotëruesit të lejes minerare mbi pasuritë e paluajtshmëe, detyrimet e tij etj..

Misioni europian “Rosetta” arrin pas 10 vjetësh fluturim kometën “67P/Churyumov-Gerasimenko”. Ulja e robotit pritet më 9 gusht

Postuar në 06 Gusht, 2014 11:08

“Rosetta”, anija kozmike europiane ndodhet tanimë në destinacionin e shumëpritur prej vitesh. Ajo është afruar me kometën 67P/Churyumov-Gerasimenko, në një distancë shumë të afërt. Dhe fotot e para nga 130 km distancë kanë kanë entuziazmuar shkencëtarët, që e kanë konsideruar këtë si ngjarje historike. Të dy objektet janë në lëvizje në një distancë prej 405 milionë km larg Tokës Ndërkohë në datën 9 mars pritet që roboti Philae të bëjë uljen në truallin e kometës, një ngjarje kjo po kaq historike.

Fond shtesë mbi 60 milionë lekë për punime rehabilituese dhe dekorin në kuadër të vizitës së Papa Françeskut

Postuar në 06 Gusht, 2014 10:17

Qeveria shqiptare ka miratuar sot dy shtesa në buxhetin e Ministrisë së Transportit dhe atë të Kulturës në kuadër të vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri më 21 shtator. Konkretisht shtohen “22 709 962 lekë për Autoritetin Rrugor Shqiptar, për mbulimin e shpenzimeve që do të kryhen për rikonstruksionin e rrugës pranë shoqatës “Petania”, në Bubq” dhe “39 530 820 lekë, me qëllim mbulimin financiar të realizimit të dekorit, brandimit dhe aspekteve organizative për realizimin e ceremonialit”. Fat për Bubqin dhe për disi për Tiranën duhet thënë në këtë rast.

Ebola, arrin në 932 numri i të vdekurve dhe 1700 ai i të infektuarve. Humb jetën edhe një person në Arabinë Saudite

Postuar në 06 Gusht, 2014 09:39

Numri i të vdekurve si pasojë e infektimit me Ebola ka arritur në 932 persona, që nga muaji mars kur edhe u kosntatua qarkullimi i virusit në Afrikën e Perëndimore. Numri i të prekurve është 1700, ndërkohë që harta e sëmundjes ka prirjen të zgjerohet. Sot raportohet një person i vdekur edhe në Arabinë Saudite me simptoma të ngjashme me Ebolan. Të dhënat nga institucionet përgjegjëse në SHBA dhe në Europë flasin për një rrezik të ulët epidemie në këto zona, por gjithësesi rreziku mbetet i lartë.

Rusia nis kundërsulmin e sanksioneve; paralajmëron pezullimin e linjave ajrore Azi-Europë që kalojnë mbi Siberi

Postuar në 06 Gusht, 2014 09:20

Vendimet e BE-së dhe SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës, po çojnë drejt një politike agresive ekonomike nga të dyja krahët. Kështu sot njoftohet se Kremlini ka paralajmëruar kufizm, ose pezullim të plotë të lëvizjes në korridoret ajrore të Siberisë që lidhin Azinë me Europën. Kjo siç bën me dije “Euobserver” do të detyronte devijimin e lëvizjes nga vendet e Gjirpit Persik, ose nga linjat polare, çka do të rriste kostot e transportit shumë. Vetëm Lufthansa 180 fluturime në javë mbi Siberi dhe kjo mjafton për të kuptuar dëmin.

Reagon edhe qeveria shqiptare për skandalin e Bankës së Shqipërisë. Mbështet Drejtësinë, ndëshkimin e fajtorëve, por nuk flitet për Përgjegjësi

Postuar në 06 Gusht, 2014 08:30

Qeveria shqiptare ka reaguar vetëm sot lidhur me ngjarjen në Bankën e Shqipërisë. “Një sfidë të madhe për drejtësinë dhe...një sfidë madhe për autoritetin dhe sigurinë e Bankës së Shqipërisë”, e quan qeveria këtë ngjarje. Më tej deklarata shpreh mirëkuptimin për shqetësimin publik, madje “duke u bashkuar me këtë shqetësim legjitim”, qeveria jep këtë mesazh: “Qeveria e Shqipërisë e çmon me rëndësi po aq të madhe qoftë nevojën e një ndëshkimi shembullor nga drejtësia për fajtorët, qoftë nevojën e një qëndrimi shembullor të saj në respekt të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme