Reagon edhe qeveria shqiptare për skandalin e Bankës së Shqipërisë. Mbështet Drejtësinë, ndëshkimin e fajtorëve, por nuk flitet për Përgjegjësi

Postuar në 06 Gusht, 2014 08:30

Qeveria shqiptare ka reaguar vetëm sot lidhur me ngjarjen në Bankën e Shqipërisë. “Një sfidë të madhe për drejtësinë dhe...një sfidë madhe për autoritetin dhe sigurinë e Bankës së Shqipërisë”, e quan qeveria këtë ngjarje. Më tej deklarata shpreh mirëkuptimin për shqetësimin publik, madje “duke u bashkuar me këtë shqetësim legjitim”, qeveria jep këtë mesazh: “Qeveria e Shqipërisë e çmon me rëndësi po aq të madhe qoftë nevojën e një ndëshkimi shembullor nga drejtësia për fajtorët, qoftë nevojën e një qëndrimi shembullor të saj në respekt të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë. Qeveria i siguron të gjithë shqiptarët se po e ndjek me shumë vëmendje ecurinë e veprimit të organeve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të krimit tronditës në Bankën e Shqipërisë dhe është e vendosur të luajë rolin e vet për çdo nismë që do të mund të nevojitet në funksion të një sistemi të padepërtueshëm sigurie në funksionimin e bankës qendrore të shtetit shqiptar”. Nëse mund të vihet re, flitet për drejtësinë, pra për ndjekjen penale që po bëhet për çështjen, por jo për Përgjegjësinë për aktin. Kjo është njësoj sikur të thuash se përgjegjësia e kryeministrit është vetëm e vetëm për ato që ai bën vetë. Për shkeljet e vartësve, qofshin këto flagrante dhe të zgjatura në kohë, ata përgjigjen vetë para drejtësisë. Një regjistër shumë i ndryshëm ky nga koha kur PS-ja ishte në opozitë.

http://kryeministria.al/al/newsroom/lajme/deklarate-per-shtyp-e-keshilli...

s.z

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>Reagimi me i ndyre dhe me i poshter qe qeveria ka bere ne keto tete muaj. Si qenka e pavarur banka e Shqiperise qe te beje cfare te doje me leket e popullit. Pra Fullhajni paska te drejte ti mbuloje me ar femijet e tij dhe ne paskemi te drejte tevuajme per buken e gojes. Turp per kryeministrin Rama. Me &nbsp;mire te kishte hequr te mbathurat, si ne plazhet e Frances se sa tha keto fjale.</p>

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Pertej deklarates, qe eshte tipike per politiken shqiptare te ketyre diteve, komentuesit e kesaj ceshtje duhet te kene te qarte nje gje.&nbsp;</p><p>Banka e Shqiperise nuk paguhet nga taksat e popullit!!! Arsyeja pse Banka lejohet te kete dhe te shpenzoj buxhetin e saj eshte sepse ajo i gjeneron vete te ardhurat e saj. Kshuqe komentet, sidomos te gazetareve, duhet qe te perfshijne here pas here dhe kete element.&nbsp;</p>

Submitted by Samir (not verified) on

Eh, po si mund te besoje dikush se Rama e Meta e kane seriozisht dhe duan te bejne shtet?

Rama me penela e Meta me shtanga duan te mbushin xhepat e vete, e sa per Shqiperine...!? Do jua shohim hajrin pasi te jene ngopur. Ne çdo shtet te botes, perfshire edhe ate te Enver Hoxhes, njerez si Fullani do ishin ne burg, ndersa drejtesia do bente te veten. Por kjo nuk ndodh ne shtetin e Metes, qe kaloi lumin pasi gjykatese ishte gruaja e Fullanit; ne shtetin e Edi Rames, pasi atij i duhet banka per te mbijetuar; ne shtetin e femijeve te Sali Berishes, pasi atyre u duhet banka per te mbajtur mbuluar pislleqet e BABES.

Ne nje shtet ku njerezit jane kercenuar e denuar me DOSJE, Fullani eshte bere i plotfuqishem pikerisht ne saje te DOSJEVE ( albeit, financiare).
Ketu nuk behet fjale per Turp, pasi ne Shqiperi pak kush e kupton se çdo te thote ne te vertete kjo fjale. Ketu behet fjale per mbijetesen e Shqiperise.

Perrallat e rradhes do e fashisin edhe kete episod kriminal te marreveshjes Berisha-Meta (+Rama) e Shqiperia do te filloje piramidat e reja: Lungomare, tymosje Lazarati ne katunde te reja, universitete te konsoliduara te majta, opozite luajale qe shperblehet, etj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.