Fond shtesë mbi 60 milionë lekë për punime rehabilituese dhe dekorin në kuadër të vizitës së Papa Françeskut

Qeveria shqiptare ka miratuar sot dy shtesa në buxhetin e Ministrisë së Transportit dhe atë të Kulturës në kuadër të vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri më 21 shtator. Konkretisht shtohen “22 709 962 lekë për Autoritetin Rrugor Shqiptar, për mbulimin e shpenzimeve që do të kryhen për rikonstruksionin e rrugës pranë shoqatës “Petania”, në Bubq” dhe “39 530 820 lekë, me qëllim mbulimin financiar të realizimit të dekorit, brandimit dhe aspekteve organizative për realizimin e ceremonialit”. Fat për Bubqin dhe për disi për Tiranën duhet thënë në këtë rast. Pak javë më parë u vendos akrodimi i një fondi prej 141 milionë lekësh për punime që lidhen me vizitën dhe shtuar kësaj shifrën e sotme prej rreth 60 milionë lekësh, totali arrin në mbi 200 milionë lekë. Ose 2 milionë dollarë. Gjithsesi, përveç dekorit, e rëndësishme është që punimet e tjera do të mbeten përtej ditës së vizitës, e cila mbase edhe do përshëndetur, pasi përndryshe, këto punime kush e di kur mund të kishin hyrë në defter për t’u kryer.
http://kryeministria.al/al/newsroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mbledhje...
s.z
Comments
Hipokrizi e papare e ka
<p>Hipokrizi e papare e ka mbuluar kete vende. Di gje kryeministri qe Papa Franceso ha dreke ne mense bashke me punetoret e Vatikanit? Dhe vete papa do habitet kur te mare vesht per leket qe po shpenzohen...</p>
Add new comment