Rusia nis kundërsulmin e sanksioneve; paralajmëron pezullimin e linjave ajrore Azi-Europë që kalojnë mbi Siberi

Postuar në 06 Gusht, 2014 09:20

Vendimet e BE-së dhe SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës, po çojnë drejt një politike agresive ekonomike nga të dyja krahët. Kështu sot njoftohet se Kremlini ka paralajmëruar kufizm, ose pezullim të plotë të lëvizjes në korridoret ajrore të Siberisë që lidhin Azinë me Europën. Kjo siç bën me dije “Euobserver” do të detyronte devijimin e lëvizjes nga vendet e Gjirpit Persik, ose nga linjat polare, çka do të rriste kostot e transportit shumë. Vetëm Lufthansa 180 fluturime në javë mbi Siberi dhe kjo mjafton për të kuptuar dëmin. Vlerësimi për rritjet e kostove në rast se Rusia e ndërmerr këtë veprim shkojnnë në 150 milioë euro në vit, kurse për Aeroflot kjo humbje mund të shkojë në 225 milionë. Siç shihet kriza e Ukrainës po kushton shumë shtrenjtë dhe jo më kot Kremlini është përpjekur që të luajë kartën ekonomike sidomos me BE-në që ka interesa të mëdha me Rusinë.

http://euobserver.com/foreign/125193

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.