Misioni europian “Rosetta” arrin pas 10 vjetësh fluturim kometën “67P/Churyumov-Gerasimenko”. Ulja e robotit pritet më 9 gusht

“Rosetta”, anija kozmike europiane ndodhet tanimë në destinacionin e shumëpritur prej vitesh. Ajo është afruar me kometën 67P/Churyumov-Gerasimenko, në një distancë shumë të afërt. Dhe fotot e para nga 130 km distancë kanë kanë entuziazmuar shkencëtarët, që e kanë konsideruar këtë si ngjarje historike. Të dy objektet janë në lëvizje në një distancë prej 405 milionë km larg Tokës Ndërkohë në datën 9 mars pritet që roboti Philae të bëjë uljen në truallin e kometës, një ngjarje kjo po kaq historike. Anija kozmike “Rosetta” e përfundon misionin e vet në dhjetor të vitit 2015, kur edhe do të shkëputet nga objekti; ndërkohë që synon të shoqërojë atë në kalimin më të afërt të kometës pranë Diellit, që ndodh si pika më e afërt e orbitimit të saj 6.5 vjeçar.
http://www.space.com/26747-rosetta-probe-comet-arrival-first-photos.html...
s.z
Add new comment