Ditari i një inspektori të Arsimit publikohet nga “Shqiptarja.com”. Çuditë thuhet se shkojnë deri te studentë që “kanë parë Shekspirin në korridor”

“Shqiptarja.com” shkruan sot për nivelin në universitetet shqiptare, duke iu referuar ditarit të një inspektori të Ministrisë së Arsimit. Dhe duhet thënë se aty dalin çudira. Ka profesorë 88 vjeç, ka profesorë që udhëheqin deri në 30 doktoratura, sikurse ka universitete apo shkolla që funksionojnë me dy regjistra: një për studentët që ndjekin mësimin, e një tjetër për shtesat që “kërkon pronari”. Po kështu ka universitete që u japin diploma studentëve të huaj, pa ditur asnjë fjalë shqip; nuk mungojnë edhe rastet e pagesës së bursës me pagesë në natyrë. Tematika e doktoraturave edhe në Qendrën e Studimeve Albanologjike është “ku thërret qameti”. Nuk dihet sa e vërtetë mund të jetë, por një rast, ka shërbyer edhe për titullin e shkrimit. Kështu inspektori shkruan në ditar se ka hasur një student të artit skenik, që i pyetur për Shekspirin, deklaronte se e “kishte parë nja dy herë në korridor”.
http://www.shqiptarja.com/home/1/ditari-i-nj--inspektori-studenti-sheksp...
s.z
Add new comment