Ardian Marashi u përgjigjet sulmeve të kryeministrit: “Po fshin me një të rënë të lapsit mendimin dhe arsimin shqiptar”

Ardian Marashi, drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike, ka dhënë sot një intervistë për “Gazetën Shqiptare” në të cilën u përgjigjet njëfarësoj akuzave dhe stigmatizimit të bërë për nivelin e arsimit, por edhe nivelit të botës akademike. Madje të ardhura këto edhe nga kryeministri, që deklaroi se “mjafton degjenerimi i Qendrës Albanologjike për të parë se ku është katandisur bota e të menduarit dhe niveli i arsimit të lartë, i shkencës...”. Marashi përgjigjet duke thënë se kjo qasje është asgjësuese për arsmin dhe shkencën shqiptare. “Kësaj i thonë të fshish me një të rënë të lapsit edhe mendimin shqiptar, edhe arsimin shqiptar, edhe shkencën shqiptare. Unë nuk mund ta konceptoj se çfarë niveli do të mund të ndërtojë në arsim dhe në shkencë një Kryeministër kaq shpërfillës, i cili nuk beson se në Shqipëri ka arsim të lartë, ka shkencë, ka mendim”, thotë ai. Ai ka dhënë sqarime edhe për procedurën e marrjes së doktoraturave dhe tematikën e tyre. “Sa i takon temave të cituara, ato bëjnë për të qeshur vetëm grupin e inspektimit dhe Kryeministrin, ndoshta edhe ndokënd tjetër, po kurrsesi një studiues letërsie, i cili është i vetëdijshëm se me Diana Çulin dhe Helena Kadarenë ia vlen të bëhet jo thjesht një doktoraturë krahasuese, por dy doktoratura të veçanta, nga një për secilën shkrimtare”, tha ai. Kjo e arsimit dhe e organizimit të institucioneve shkencore, pritet të krijojë debate të gjera, pasi bëhet fjalë edhe për investime serioze ndër vite, sidomos për infrastrukturën.
http://www.balkanweb.com/kulturë/2691/ardian-marashi-akuza-e-rames--me-culin-e-kadarene-behet-doktorature-204708.html
s.z
Comments
Z. Marashi nuk i behet
Z. Marashi nuk i behet drejtesi ne kete lajm te shtremberuar.
Lexova me shume vemendje intervisten e tij ne GSH. Duhet te pranoj edhe me paragjykim duke pasur parasysh se e njoh nga rrjedh, ç'lidhje ka, e çfare kapaciteti i ngurtesuar eshte. Por ne perfundim i jap te drejte, pasi ai ne thelb nuk ka lidhje direkte personale me politiken. Ai kerkon te mbroje institucionin qe drejton. Ai eshte njeri i librave ( ndonese jo mirefilli akademik) dhe si tille duhet degjuar, qofte edhe per respekt.
Krieministri ka shume te drejte ne lidhje me shkollimin e larte, e gradat shkencore, por ai nuk duhet te behet pjese e sulmeve ndaj institucioneve studimore e shkencore. Ai mund te kerkoje llogari, pasi keta studiues paguhen nga buxheti. Por edhe ne se mund te kete shkas, kurrsesi nuk duhet ti perqeshe e perbuze, ashtu sic veproi para dy ditesh.
Ne se Rama eshte verte kryeminister dhe ka _oqe, atehere ai largon Fullanin nga detyra dhe e ndjek penalisht, por te gjithe e dime se nuk do e beje kete gje, pasi i mungojne _oqet.
Ardian Marashi nuk shquhet per mprehtesi, por ne kete rast ai ka te drejte.
Add new comment