Ditë pune në selinë e PD-së, tre deklarata kundër qeverisë

Edhe pse është ditë pushimi dhe aktiviteti parlamentar e politik është me ritme më të ulëta që pas mbylljes së sesionit parlamentar, Partia Demokratike vijon me ritëm intensiv akuzat ndaj mazhorancës. Vetëm gjatë ditës së sotme nga selia e PD-së janë mbajtur 3 deklarata denoncuese për mazhorancën nga ish-ministri i Financave Ridvan Bode dhe nga zëdhënëset Laura Vorpsi e Silvi Bardhi. Ish-ministri i Financave iu rikthye marrëveshjes që qeveria shqiptare ka nënshkruar me kompaninë CEZ, duke hedhur dyshime për një skandal financiar me përmasa të mëdha. (lexo: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/marreveshja-me-cez-bode-skandali-me-i-madh-financiar-3-mld-dollare-ne-dem-te-qytetareve-204254.html ).
Koordinatorja për median, Silvi Bardhi iu rikthye sërish çështjes së dhunës ndaj deputetëve në Kuvend. Nga selia e PD-së u artikulua sërish kritika mbi qëndrimin që po mban ndaj kësaj çështje kryeministri Edi Rama. (Lexo: http://www.gazetatema.net/web/2014/08/03/dhuna-ne-kuvendpd-rama-jo-vetem-nuk-reagon-por-po-thellon-projektin-e-kapjes-se-shtetit). Ndërsa zëdhënësja Laura Vorpsi ka denoncuar aksidentin e ndodhur në një hidrocentral që po ndërtohet në Mirditë ku humbën jetën tre punonjës.
n.k
Add new comment