Arkiv-Lajme
Tom Doshi mbetet “rebel”, mban sërish mëri me Tahirin
Deputeti i Qarkut të Shkodrës, Tom Doshi edhe pse dy ditë më parë dha garancinë se do të votonte të gjitha ligjet e qeveriëë, nuk ka votuar për Ligjin e Policisë së Shtetit.
“Dorëzohet” Ilirjan Celibashi, Rama e zëvendëson me Ermonela Felajn
Ilirjan Celibashi nuk do të mbajë më postin e Ministrit të Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin. Celibashi ka dhënë sot dorëheqjen duke u zëvendësuar kështu nga Ermonela Felaj.
Në një deklaratë për shtyp, bashkë me kryeministrin Rama dhe pasardhësen e tij, Felaj, Celibashi u shpreh se merrte këtë vendim për arsye familjare pasi posti i ministrit kërkonte shumë angazhim.
Ky është ndryshimi i parë në qeverinë “Rama” që prej konstituimit të saj pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013.
Prokuroria: Ardian Bitraj është ndihmuar me qëllim ose nga neglizhenca
Ardian Bitraj është ndihmuar me qëllim ose nga neglizhenca për grabitjen e 7 milionë dollarëve nga Thesari i Bankës së Shqipërisë.
Sipas prokurorisë ka dyshime të forta se 5 punonjësit me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën, duke i dhënë ndihmë Bitrajt për vjedhur për katër vite bankën e shtetit.
Deri tani janë arrestuar 9 punonjës të Bankës së Shqipërisë, ndaj të cilëve është dhënë masa “arrest me burg”.
Kompania "Air Serbia” fillon shërbimin e fluturimeve në Rinas me destinacione Azi, Australi, Amerikë
Një tjetër kompani ajrore fillon shërbimin e fluturimeve në Tiranë. Kompania ajrore serbe ”Air Serbia” ka filluar shërbimin e ri të fluturimeve në itinerarin Beograd-Tiranë, që do të operojë tri herë në javë duke filluar nga 23 shtatori, ndërkohë që kompania do të bëjë edhe promovim çmimesh fluturimi, njoftoi dje kompania e sipërcituar.
Orari i fluturimeve do të jetë nga Beogradi në orën 13:20 dhe nga Tirana në orën 15:00 ditëve të marta, të enjte dhe të shtuna. Me qendër në aeroportin ”Nikola Tesla” në Beograd, ”Air Serbia” fluturon në Evropë, Mesdhe dhe Lindjen e Mesme.
Luan Rama: Kur ka vullnet politik, askush nuk mund ta pengojë luftën e policisë me krimin
“Ligji i ri i Policisë së Shtetit i jep mbështetje, garanci dhe inkurajim ligjor strukturave policore në përmbushjen e detyrimit të tyre kushtetues”, kështu është shprehur deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama.
Zv.kryeministri rus tallet me Obamën
Pak ditë pas publikimit të lajmit për sanksione të reja nga SHBA ndaj Rusisë, zv.kryeministri rus sfidoi presidentin amerikan duke postuar një foto të Putinit me leopard dhe Obamës me një qenush.
Ky është një mesazh i qartë se çfarë mendon Kremlini për SHBA-në.
Fotoja e postuar nga Dimitry Rogozin shoqërohej me diçiturën: “Ne kemi vlera dhe aleatë të ndryshëm”.
Brenda dy orësh, postimi u ripostua (retweeted) më shumë se 600 herë.
Putin prej vitesh është përpjekur të krijojë një imazh burrëror duke publikuar foto me arinj polarë apo duke kalëruar i zhveshur.
Reforma territoriale, Venizellos presion me SMS Ramës deri në minutën e fundit
Mesazhet kërcënuese nga Athina kanë vazhduar deri në momentin e fundit, por reforma territoriale kaloi dje në variantin e përcaktuar nga qeveria, ku Himarës i bashkëngjitet edhe Vranishti i Labërisë.
Gazeta “MAPO”, duke cituar burime të saj, raporton se ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizellos i ka përcjellë një sërë mesazhesh Ramës përmes Vangjel Dules.
"Dy Vangjelët" nuk mbështesin reformën territoriale
Kuvendi miratoi dje reformën administrativo-territoriale me 88 vota pro, një votë kundër dhe një votë abstenim.
Kryeministri, Edi Rama ia doli mbanë të bindë deputetët “rebelë” në grupin e Partisë Socialiste, por gjithashtu të marrë dhe votën e katër deputetëve të PDIU-së.
Gjithsesi, mazhoranca do ta kishte miratuar këtë reformë edhe pa votat e PDIU-së, pasi do t’i mjaftonin 84 vota pro.
Ndërsa vota kundër ishte e deklaruar, pasi kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule prej kohësh ishte pozicionuar kundër, vota abstenim ishte një surprizë e vogël.
Për vitin e ardhshëm arsimor, 11 mijë studentë më pak
Vitin e ardhshëm arsimor do të ketë mbi 11 mijë studentë më pak se sa vitin e kaluar.
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka propozuar kuotat dhe tarifat e reja për të gjitha degët e universiteteve.
Janë 19,726 kuota për vitin e ri akademik 2014-2015, ndërsa vitin e kaluar ishin 31 mijë kuota.
Ndërkohë ka dhe një shtrenjtim të tarifës për çdo studentë. Për disa degë rritja është 10 mijë lekë të reja: nga 15 mijë lekë, studentët këtë vit pritet të paguajnë 25 mijë lekë, ndërsa për degët e tjera janë rritur me nga 5 mijë lekë.
Kuotat e pranimit
CIA “në rrugën” e NSA-së; përgjoi kompjuterët e Komitetit të Senatit. Senatori Udall një shuplakë për Brennan: “Nuk kam më besim tek ai”
Shërbimet sekrete amerikane rivihen edhe njëherë në qendër të skandalit, që është i tillë jo vetëm nga kriteret si funksionon sistemi në SHBA, por edhe nga klima e përgjithshme e pas viteve ’90 që pa të ulej ndjeshëm profili dhe rëndësia formale e shërbimeve sekrete në shtetet kryesore. “Paradoksalisht” me shërbimet amerikane po ndodh e kundërta. Kështu pas NSA-së dhe skandalit të përgjimeve, së fundmi i ka ardhur radha CIA-s.