Arrestime të reja në lidhje me skandalin e Bankës së Shqipërisë. Në pranga edhe 5 persona

Postuar në 31 Korrik, 2014 16:02

Zgjerohet rrethi i arretimeve që kanë të bëjnë me vjedhjen në Bankën e Shqipërisë. Kështu raportohet se në pranga janë vendosur  Petrit Ramohitaj, përgjegjës arke, Liljana Tusha, specialiste e Arkës në Veprim, Lavdim Cani, specialist i Arkës së Stokut, Myzejene Belba, specialiste, Dhimtër Davidi, vëzhgues i kamerave të sigurisë. Një person është shpallur në kërkim. Nëse shihen pozicionet e punës së të gjithë të arrestuarve, mund të arrihet kollaj në përfundimin se ky grup ka vepruar në koordinim të plotë për të mbulur marrjen e parave dhe fakti se e ka realizuar këtë për 4 vjet, implikon të paktën me përgjegjësi, në aspektin e aftësisë në detyrë drejtuesit e bankës dhe drejtorive përkatëse.

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/grabitja-e-thesarit-pranga-5-punonje...

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.