Për vitin e ardhshëm arsimor, 11 mijë studentë më pak

Vitin e ardhshëm arsimor do të ketë mbi 11 mijë studentë më pak se sa vitin e kaluar.
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka propozuar kuotat dhe tarifat e reja për të gjitha degët e universiteteve.
Janë 19,726 kuota për vitin e ri akademik 2014-2015, ndërsa vitin e kaluar ishin 31 mijë kuota.
Ndërkohë ka dhe një shtrenjtim të tarifës për çdo studentë. Për disa degë rritja është 10 mijë lekë të reja: nga 15 mijë lekë, studentët këtë vit pritet të paguajnë 25 mijë lekë, ndërsa për degët e tjera janë rritur me nga 5 mijë lekë.
Kuotat e pranimit
a) Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë,
në programet e studimeve jouniversitare profesionale, si dhe për
programet e integruara të studimit të ciklit të dytë 19,166
b) Kuota për program të dytë studimi 200
c) Kuota për transferim studimesh 300
ç) Kuota për shtetasit e huaj 60
Këtu përfshihen dhe:
d) Kuotat për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit 600
e) Kuotat për të verbrit 15
f) Kuotat për romët dhe ballkano-egjiptianët 20
g) Kuotat për invalidët paraplegjikë e tetraplegjikë 15
j) Kuotat për jetimët 15
S.S
Add new comment