Kompania "Air Serbia” fillon shërbimin e fluturimeve në Rinas me destinacione Azi, Australi, Amerikë

Postuar në 01 Gusht, 2014 04:13

Një tjetër kompani ajrore fillon shërbimin e fluturimeve në Tiranë. Kompania ajrore serbe ”Air Serbia” ka filluar shërbimin e ri të fluturimeve në itinerarin Beograd-Tiranë, që do të operojë tri herë në javë duke filluar nga 23 shtatori, ndërkohë që kompania do të bëjë edhe promovim çmimesh fluturimi, njoftoi dje kompania e sipërcituar.

Orari i fluturimeve do të jetë nga Beogradi në orën 13:20 dhe nga Tirana në orën 15:00 ditëve të marta, të enjte dhe të shtuna. Me qendër në aeroportin ”Nikola Tesla” në Beograd, ”Air Serbia” fluturon në Evropë, Mesdhe dhe Lindjen e Mesme.

Kompania ofron shërbime edhe në Azi, Australi dhe Amerikë, ndërkohë që ndan këto shërbime me ”Etihad Airways”, që ka 49 për qind të aksioneve të ”Air Serbia”-s. Shtimi i kompanive ajrore që do të operojnë në vendin tonë do të shtojnë cilësinë e fluturimeve në këtë shërbim publik. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.