Namik Dokle: "Nuk më është propozuar të jem ambasador. Edhe sikur ta bëjnë do të refuzoj"

Postuar në 02 Gusht, 2014 06:08

Namik Dokle, deputeti më i vjetër i Kuvendit të Shqipërisë pas Sali Berishës ka refuzuar idenë e mbylljes së karrierës politike si ambasador.

Në media, dje u raportua se Dokle do të propozohej për ambasador në Spanjë. Mirëpo, sot vetë deputeti i PS-së ka reaguar duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.

Majde, Dokle ka theksuar se edhe sikur një gjë e tillë t’i propozohet ai do të refuzojë.

“Nuk është e vërtetë. Edhe po të më propozohej ky post ambasadori në Spanjë nuk do të pranoja. Ndjej ende obligime ndaj zgjedhësve të mi dhe partisë, i jam përkushtuar që nga dita e parë e themelimit”, është shprehur ai.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.