Cameron: NATO të përdorë politikë më të ashpër ndaj Moskës

“NATO duhet të reagojë më shpejt ndaj kërcënimeve.”, ka thënë kryeministri britanik, David Cameron. Sipas kryeministrit britanik, NATO duhet të rishikojë marrëdhënien afatgjatë me Rusinë dhe të riforcojë kapacitetin e saj.
“Është e nevojshme që Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) të mbajë një prani mbrojtëse të fuqishme në Evropën Lindore”, shkruan Cameron në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të organizatës, Anders Fogh Rasmussen dhe drejtuesve të 27 vendeve të tjera anëtare. NATO duhet të riforcojë trupat speciale, në tokë, në ajër dhe në det”, nënvizoi ai në këtë letër të bërë publike nga kabineti i tij.
Cameron theksoi se dëshiron të përdorë samitin e NATO-s, që do të zhvillohet në Newport, në Wells, për të vendosur një politikë më të ashpër kundër Moskës me qëllim për t’i treguar vendeve anëtare të NATO-s se nuk duhet të frikësohen. S.S
Add new comment