Obama: CIA ka torturuar disa njerëz pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001

Presidenti Barack Obama ka pranuar se Shtetet e Bashkuara "kanë torturuar disa njerëz", pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, por i paralajmëroi që njerëzit nuk duhet të nxitohen me gjykime, thotë “VOA”. Presidenti amerikan pranon se “agjentët amerikanë të zbulimit kanë bërë veprime që binin në kundërshtim me vlerat amerikane, por shtoi se zyrtarët e sigurisë nuk e dinin në se një sulm tjetër terrorist ndaj SHBA do të ndodhte menjëherë dhe se ata ishin nën një presion të jashtëzakonshëm.”.
Obama foli ndërsa pritet që përfundimet e një raporti të Senatit amerikan të bëhen të vlefshme për publikun. Në raport bëhet fjalë me sa duket mbi trajtimin e ashpër të të dyshuarve për terrorizëm nga CIA, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. CIA është akuzuar prej kohësh për praktika brutale dhe tortura në zbatimin e atyre që ajo i ka quajtur "teknika intensive të të marrit në pyetje".
http://www.zeriamerikes.com/content/obama-torture/1970161.html
S.S
Add new comment