Pasuritë e ambasadorëve, troje e asete, por edhe kredi bankare

Postuar në 28 Korrik, 2014 14:21

Rreth 25 diplomatëve, një pjesë prej atyre që i kanë mbijetuar ende ndryshimit pas ardhjes në pushtet të qeverisë së re dhe një pjesë që janë të rinj, u janë zbardhur pasuritë. GSH flet për llogari bankare, shtëpi, troje, por edhe kredi bankare që kanë ambasadorët tanë jashtë vendit. Ajo që vihet re nga të gjitha deklaratat e pasurive, të cilat iu vunë në dispozicion Gazetës nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit e Kontrollit të Pasurive, është se asnjë nga ambasadorët nuk i ka shpëtuar dot marrjes së një kredie apo një overdrafti, qoftë për të blerë një shtëpi të re, një makinë apo edhe për mobilim shtëpie. Ambasadori ynë në Kroaci, Pëllumb Qazimi rezulton të ketë rreth 9 llogari bankare për vitin e fundit të deklarimit, në emër të tij dhe të bashkëshortes, Fatbardha Qazimi. Ambasadori ka marrë edhe një kredi të dhënë nga qeveria për apartament, me vlerë 3.700.000 lekë. Rroga vjetore e ambasadorit Qazimi është 23 820 euro. Edhe bashkëshortja e ambasadorit disponon 5 llogari bankare, 4 depozita dhe një llogari rrjedhëse. Më “I kamuri” rezulton ambasadori ynë në Francë, Dritan Tola, të cilit ndër të tjera I figurojnë 22 mijë m2 tokë.

Lexoni më gjerë në: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/zbardhet-pasuria-e-ambasadoreve-shqiptare-dritan-tola-me-i-pasuri-me-22-mije-m2-toke-203262.html

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.