“Fuqitë e Mëdha”, masa të reja shtrënguese ndaj Rusisë: Moska, asnjë presion tek separatistët

Postuar në 28 Korrik, 2014 11:30

Përmes një konference telefonike, liderët e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe SHBA-së kanë rënë dakord për masa të reja kundër Rusisë në lidhje me krizën në Ukrainë, ka thënë presidenca franceze. Liderët kanë shprehur keqardhje se Rusia nuk po ushtron presion mbi separatistët për t’i sjellë ata në tavolinën e negociatave, apo të ndërmarrë hapa për të garantuar kontrollin e kufirit Rusi-Ukrainë, thuhet në deklaratën e lëshuar nga presidenca franceze. Ndërkaq, janë duke monitoruar nëse Rusia po u ofron mbështetje direkte ushtarake separatistëve. Gjithsesi, deri nuk është saktësuar se për çfarë sanksionesh të reja bëhet fjalë.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.