Zaptimi i plazheve publike, procedohet penalisht Salvador Kaçaj dhe dy punonjës të komunës Shëngjin

Postuar në 29 Korrik, 2014 06:05

Premtimet e qeverisë dhe ministres së Turizmit për hapësira publike plazhi këtë sezon veror janë “përgënjeshtruar” nga komuna e Shëngjinit, ku shumë hapësira u janë dhënë privatëve, për më tepër pa liçensë. Prandaj kreu i Komunës së Shëngjinit dhe dy funksionarë të komunës janë proceduar penalisht, pasi kanë lejuar zaptimin e këtyre hapsirave nga plot 11 subjekte të palicencuara dhe të paregjistruara në QKR. Policia e Lezhës dërgoi për ndjekje penale kryekomunarin Salvador Kaçaj dhe dy punonjësit Oliks Gilaj, 34 vjeç Zef Malotaj, pergjegjës i zyrës Tatim-taksave, të tre banues në Lezhë, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe fshehjes së të ardhurave. Gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me Sektorin e Verefikimit të Terrenit, Drejtoria Rajonale Tatimore Lezhë, janë evidentuar 11 subjekte pa licencë, të cilët kanë zënë hapsirën publike përgjatë shëtitores të plazhit të Shëngjinit.
 a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.